Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bushati ‘drithëron’ Kuvendin, flet pa ‘dorashka’ dhe zbulon gjendjen e rëndë: Më shqetëson mbledhja e të ardhurave në një grusht njerëzish (Salla shpërthen në duartrokitje)

Postuar: 12/09/2019 - 11:18

Një fjalim drithërues ka mbajtur ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në foltoren e Kuvendit.

Teksa ka folur për Diasporën, Bushati mes të tjerash ka nënvizuar shqetësimet e tij.

"Me shqetëson mbledhja e të ardhurave në një grusht njerëzish; më shqetëson që ne vazhdojmë të transportojnë kapital njerëzor; më shqetëson që nuk kemi partneritet besimi me Diasporën; nuk kemi njerëz nga Diaspora të punojnë me ne dhe të ndërtojnë një sistem gare më të drejtë", tha Bushati mes të tjerash ndërsa mori edhe duartrokitjet e deputetëve në sallë.

Më shumë nga fjala e Bushatit:

Vite më pas jemi duke përjetuar një krizë vlerash dhe kjo nuk vjen nga mungesa e të mirave, nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja.

Kjo krizë nuk vjen nga injoranca, por nga paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Ne duhet të jemi të drejtpërdrejtë. Kapitalizmi grabitqar që kemi ndërtuar të gjithë së bashku nuk premton për të bërë një hap përpara. Ne nuk mund të themi më se jemi vend i shqiponjave, kombi i Skënderbeut dhe Nënë Terezës, nuk mund të brohorasim nëpër stadiume.

Duhet të themi se cilat do të jenë qëllimet e vendit tonë. Izraeli një vend në mes të shkretëtirës sot është një ndër më të zhvilluarit në botë. Objektivat që duhet të përcaktojë një komb, duhet të kenë edhe Diasporën në thelb. Ne gjithë këtu para se ti drejtojmë gishtin njëri-tjetrit, duhet ti themi vetes ku isha ku para se BE të marrë vendimin për Shqipërinë. Kjo nuk ësstë një çështje e majtë e djathtë. Më shqetëson grumbullimi i të ardhura në një grusht njerëzish. Nuk kemi një kapital njerëzopr besimi. Edhe pse duam të hapim bisedimet me BE nuk kemi njerëz nga Diapsora që nuk vinë këtu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj