Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bushati për shembjen e urës në Itali: Solidarizohemi me fqinjin tonë

Postuar: 15/08/2018 - 08:43

Pas tragjedisë së ndodhur në Genova të Italisë ku si pasojë e shëmbjes së urës kanë vdekur 38 persona dhe janë plagosur 15 ndërkohë që ka ende të zhdukur, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Nëpërmjet postimit të tij, Bushati shpreh dhimbjen dhe ngushëllim për humbjen e njerëzve në këtë tragjedi.

“Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë të plagosurve nga shembja e urës Morandi, në autostradën A10”, shkruan ministri Bushati.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.

Postimi i plotë:

Në këto momente të vështira solidarizohemi me fqinjin tonë, Italinë, duke shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve në tragjedinë e #Genova.

Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë të plagosurve nga shembja e urës Morandi, në autostradën A10.

Ambasada shqiptare në Itali ndjek zhvillimet dhe është në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave për asistencë, duke vendosur në dispozicion dhe numrat e kontaktit: +39 0686224115 dhe +39 342 049 8192.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:35

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë.

Postuar: 15/09/2019 - 23:30

Avokati Altin Goxhaj ka folur për një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të ga

Postuar: 15/09/2019 - 22:30

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të

Postuar: 15/09/2019 - 21:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat më 18 teto

Postuar: 15/09/2019 - 20:25

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është dr

Postuar: 15/09/2019 - 20:10

Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur sërish akuza ndaj

Postuar: 15/09/2019 - 18:26

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës.