Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bushati shpreh mirënjohje për Kofi Annan: Çliroi Kosovën

Postuar: 18/08/2018 - 17:34

Ndarja nga jeta ish-sekretarit të përgjithshëm të  OKB-së Kofi Annan, të parit afrikan me ngjyrë që mori rolin e diplomatit më të lartë në botë, ka tronditur politikanët në të gjithë botën.

Së fundmi ka reaguar dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i cili i jep merita të mëdha Kofi Annan per çlirimin e Kosovës por edhe “jetësimin e një rendi nderkombëtar bazuar tek sundimi i së drejtës dhe respekti për të drejtat themelore të njeriut, larg skenarëve të Shekullit të 19 në të cilat bazohej politika etnocentrike e agresorit” siç shprehet Bushati.

Reagimi i plotë:

Në librin e tij “Një jetë në luftë dhe paqe”, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2001, rrëfen vështirësinë e zgjedhjes mes dëshirës personale për të ndërhyrë në Kosovë, dhe etikës profesionale të postit zyrtar.

Kjo dilemë e brendshme përkonte me përplasje më të mëdha, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa nga njëra anë, kërkonin të ndalnin makinerinë genocidiste serbe, ndërsa Rusia nga ana tjetër, kundërshtonte çdo formë ndërhyrje.

Në kulmin e debatit ndërkombëtar rreth ndërhyrjes vendimtare të NATO-s në Kosovë ishte po Kofi Annan, i cili i vuri vulën këtij diskutimi duke e konsideruar atë ‘plotësisht legjitime’.

Vizioni dhe vendosmëria e Kofi Annan dhe personaliteteve të kalibrit të tij bëri të mundur jo vetëm çlirimin e Kosovës, pacënueshmërinë e tërësisë së saj territoriale, e për pasojë krijimin e shtetit më të ri të Europës, por edhe jetësimin e një rendi nderkombëtar bazuar tek sundimi i së drejtës dhe respekti për të drejtat themelore të njeriut, larg skenarëve të Shekullit të 19 në të cilat bazohej politika etnocentrike e agresorit. Mirënjohje!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 22:57

I ftuar në “Top Show”, deputeti socialist Taulant Balla ka bërë një deklaratë të hapur pas akuzave lidhur me tenderin e dhënë Edmond Begos, i njohur si një ish i dënuar për drogë.

Postuar: 25/09/2018 - 22:32

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora N

Postuar: 25/09/2018 - 22:27

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Sho

Postuar: 25/09/2018 - 22:17

Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Dem

Postuar: 25/09/2018 - 21:54

“Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Lushnjes ka zënë hapësirën e Poliklinikës dhe ka ndë

Postuar: 25/09/2018 - 21:17

Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të Klotilda Ferhatit, se bashkëshorti i kësaj të fu

Postuar: 25/09/2018 - 20:33

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka pas një urdhri të Prokuroris