Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bushati: Shqipëria hap të rëndësishëm për integrimin në BE, përmirësuam imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare

Postuar: 24/01/2019 - 07:45

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha dje se partnerët ndërkombëtarë kanë qenë një ndihmë për përmbushjen e objektivave. Në fjalën së tij në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Edi Rama, ai bëri një përmbledhje të viteve në krye të diplomacisë. Bushati u shpreh se Shqipëria gjatë këtyre viteve ka shënuar hap të rëndësishëm drejt integrimit në BE, duke shtuar se la pas një ministri dhe një staf më të mirë se para pesë viteve.

“Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysmë më parë. Po lë pas një ekip ambicioz që me dinjitet punon për Shqipërinë, bashkëpunon për një rajon më të begatë dhe kontribuon për një Evropë më të sigurt. Partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar dhe ndarë sfidat e kohës kanë qenë një ndihmesë e madhe në përmbushjen e objektivave. Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Bushati.

Ish ministri i Jashtëm u shpreh se Shqipëria mori për herë të parë drejtimin e OSBE për vitin e ardhshëm, duke shtuar se u përmirësua imazhi i vendit në arenën ndërkombëtare. “Forcuam më tej rolin tonë në NATO, si një kontribut të përbashkët për familjen euro-atlantike të cilës i përkasim. Anëtarësimi i Shqipërisë për herë të parë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ishte dëshmi e ndjeshmërisë sonë sociale ndaj respektimit dhe promovimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, sikundër kontribut për multilateralizimin. Për herë të parë një përfaqësues shqiptar u zgjodh në Komitetin Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike të OKB-së. Përmirësuam imazhin dhe peshën e vendit tonë në arenën ndërkombëtare duke marrë për herë të parë drejtimin e një organizate të rëndësishme si OSBE për vitin 2020”, u shpreh Bushati.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.