BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Bushati u bën thirrjen e papritur qytetarëve shqiptarë: Mbështesni këta kandidatë

Bushati u bën thirrjen e papritur qytetarëve shqiptarë:

Në prag të zhvillimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian këtë të dielë në vendet fqinje Itali dhe Greqi, ka reaguar ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.Në një postim në rrjetet sociale, ai ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve shqiptar për kandidatët me origjinë shqiptare në zgjedhjet që zhvillohen në këto vende. 

Postimi i plotë i Bushatit:

Zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për bashkëkombasit tanë në Itali dhe Greqi për të mbështetur kandidatët shqiptarë si përfaqësues të ardhshëm në Parlamentin Europian.

Mbi 200 mijë shqiptarë në Greqi gëzojnë të drejtën për të votuar. Komuniteti shqiptar ka shansin historik që neser të mbështes Eda Gemin që kandidon me partinë Lëvizjen për Ndryshim (ish-PASOK); Ermela Janan që kandidon me partinë Potami; dhe rreth 30 kandidatët shqiptarë që janë përfshirë në garën vendore e rajonale në Greqi.

Mbi 150 mijë shqiptarë në Itali gëzojnë të drejtën për të votuar. Gerarta Ballo është e vetmja shqiptare kandidate për në Parlamentin Europian. Ajo është kandidate e Partisë Demokratike në Jugun e Italisë. Ndërkohë rreth 160 kandidatë shqiptarë, që rrokin të gjithë spektrin politik italian, janë përfshirë në garën administrative në Itali.

Nuk besoj se sot ka ndonjë familje shqiptare që nuk ka një të afërm që jeton, punon apo studion jashtë shtetit. Ndaj jam besimplotë se nesër në Itali dhe Greqi shqiptarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në funksion të përfaqësimit sa më të mirë me burra dhe gra të sukseshme që vijnë nga radhët e tyre. Si shqiptarë të nderuar ata gjithashtu janë edhe promotoret më te mirë të Shqipërisë Europiane si dhe dëshmi e gjallë e faktit se shqiptarë janë europianë në frymë e veprim. Secili prej tyre përbën histori suksesi në Itali dhe Greqi duke mos harruar për asnjë çast fjalët e Faik Konicës: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”.

Më të lexuarat