Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buxheti 2019, ristrukturim të pagave për policët dhe gardistët, PS kërkon heqje të tatimit për rrogat deri në 40 mijë lekë

Postuar: 08/11/2018 - 08:05

Diskutimet për buxhetin e vitit 2019 zënë vendin kryesor në punën e komisioneve parlamentare këto ditë. Dje në Komisionin e Sigurisë u diskutua për buxhetin që do t’i akordohet Ministrisë së Brendshme gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa ndër të tjera u fol edhe për rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të Gardës. Në mbledhje ishte i pranishëm zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili deklaroi se ministria shumë shpejt do të ketë gati një projektligj që bën unifikimin e pagave të Gardës dhe Policisë së Shtetit. “Në lidhje me unifikimin e pagesave, njësia e brendshme ka një plan dhe një projektligj që do të vihet shumë shpejt në dispozicion dhe tendenca do të jetë për unifikim të gradave dhe pagave”, tha Julian Hodaj. Një përgjigje e tillë erdhi pas kritikave të deputetit socialist, Xhemal Qefalia, i cili i quajti qesharake rrogat e punonjësve të Gardës. “Janë shumë shqetësuese pagat e ulëta për Gardën e Republikës. Garda duhet të marrë të njëjtën pagë si Policia e Shtetit sepse pagat e tyre janë qesharake”, deklaroi Qefalia. Edhe në Komisionin e Ligjeve u fol dje për rritje pagash për policët dhe gardistët. “Ne si qeveri jemi të gatshëm që të mbështesim çdo kërkesë të Ministrisë së Brendshme për rritje pagash dhe fondesh për Gardën e Republikës, SHÇB dhe Policinë e Shtetit. Kërkoj që të bëhet një pasqyrim real i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit sipas gradave dhe kësisoj rritja e rrogave do të jetë në bazë të gradave”, u shpreh socialisti Bashkim Fino. Ndërkohë, zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj deklaroi dje ndër të tjera se buxheti i planifikuar për Ministrinë e Brendshme për vitin 2019 është i mjaftueshëm, ndërsa theksoi se 47% e tij do të shkojë për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Tatimi për rrogat deri në 40 mijë lekë

Po dje në Komisionin e Ekonomisë u diskutua për ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Ndryshimi në këtë ligj shkaktoi debate të forta mes anëtarëve socialistë të komisionit dhe ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ndryshimi në ligjin për tatimin mbi të ardhurat parashikon rritjen e pragut të tatimit nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë, duke favorizuar më shumë se 15 mijë të punësuar me këtë nivel page. Por deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti propozoi që pagat deri në 40 mijë lekë të mos përfshihen në tatim. Sipas saj, duhet rritur niveli i dyshemesë në tatimin e pagave nga 30 në 40 mijë lekë me qëllim që të përfitojnë ulje të tatimit ata që i kanë pagat më të ulëta. Mirëpo ministri Ahmetaj doli kundër këtij propozimi. “Po t’i referohemi tatimit mbi të ardhurat personale, do të ishte tejet e gabuar dhe do të prishnim sistemin nëse do të hynim sërish për të përjashtuar nga taksa pagat e ulëta ndërkohë që Shqipëria është ndër të vetmet vende që ka përjashtuar nga taksa pagën 30 mijë lekëshe”, tha Ahmetaj. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe mbështeti propozimin e Gjylametit duke e cilësuar atë si legjitim dhe duke theksuar se duhet të shihet një shkallë e re progresiviteti për të ardhurat nga puna. “Propozimi i zonjës është legjitim ashtu siç edhe propozimi për të ndryshuar këtë ligj dhe për të integruar të ardhurat në një deklaratë të të ardhurave vjetore dhe t’ia nënshtrojmë tatimit progresiv. Duhet të shohim një shkallë të re progresiviteti të të ardhurave nga puna. Propozimi im pa asnjë diskutim është një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që sanksionon edhe më tej progresivitetin në të ardhura”, deklaroi Erjon Braçe.  

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në