Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bylykbashi akuza të forta ministrit: 270 mijë votues janë zhdukur me urdhër të ...

Postuar: 24/05/2019 - 17:44

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shpreh se opozita e vendit dëshiron zgjedhje të lira e të ndershme.

Bylykbashi tha se me zgjedhje të lira e të ndershme, Rama ikën nga skena politike, pasi PD, sipas tij, sot është maxhorancë. Për Bylykbashin, Edi Rama qeveris me bandat dhe kriminelët, ndërsa e ka kthyer shit-blerjen e votave në një biznes.

"Listat e zgjedhësve janë të manipuluara sot. Ka zgjedhës pa adresë. Një zgjedhës duhet të ketë një adresë, por këtu nuk ka, por se ministri Lleshaj gënjen ndërkombëtarët në lidhje me këtë problem madhor. Plot 270 mijë zgjedhës nuk dihet se ku kanë adresat.  Lleshaj ka “zhdukur” këtë listë. Më 2014 regjistrimi është bërë derë më derë.Lista e zgjedhësve është problem i madh. Nëse ke zgjedhur të hysh në zgjedhje, do të gjesh një mënyrë që zgjedhësi të votojë aty ku banon. Sistemi i adresave ka probleme të mëdha. Ke 1.4 milionë karta identiteti të skaduara. Karta nuk i duhet zgjedhësit dhe kundrejt parave e jep atë kartë e kështu shitet vota. Ne kot nuk flasim për shit-blerje votash. Ka segmente kriminale që kontrollojnë zgjedhësit. KQZ ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Po bën regjistrime të partive jashtë çdo lloj logjike, si BD.  Është e drejtë e partive parlamentare që të kenë komisionerë. PD duhet të ketë komisionerë dhe është pa lidhje logjike me idenë që jemi apo jo në parlament. Është sistem i tërë nën kontroll qeveritar.”, tha Bylykbashi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në