Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bylykbashi për zhvillimet me Tahirin: Opozita do përshkallëzojë aksionet

Postuar: 22/10/2017 - 20:26

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe reformën zgjedhore.

Bylykbashi tha se opozita do të ketë përshkallëzim të aksioneve të saj pavarësisht nga vendimi në parlament për Tahirin.

“Le të mos e paraprijmë. Janë forumet e PD që do marrin vendime. Sigurisht që do ketë përshkallëzim. Nuk mund të shkojë kjo situatë si diçka e zakonshme.

Këto informacione janë duke ardhur në mënyrë konstante nga Italia. Jo vetëm kanë bërë një punë kolosale duke goditur një grup kriminal si Habilaj, por janë duke sjellë dokumente, prova. Edhe në Maqedoni diçka e tillë ndodhi. Ajo që është e sigurt, PD dhe gjithë opozita do përshkallëzojnë qëndrimet e tyre. Nuk mund të lihet si një skandal tjetër i një ministri apo ish-ministri. Kjo duhet të ikë tani”, deklaroi Bylykbashi.

Në lidhje me reformën zgjedhore, deputeti demokrat tha se PD është për një reformë që sjell dekriminalizim të zgjedhjeve për të rrëzuar lidhjet e politikës me krimin.
“PD ka thënë që në fillim që nuk është një reformë rutinë zgjedhore, por dekriminalizim i zgjedhjeve. Nuk kam asnjë lloj mëdyshje në lidhje me koluzionin mes krimit dhe politikës. Raporti i ODIHR e vendosi në rekomandimin e dytë, por i parë si prioritar shitblerjen e votës. Mishela e zemërimit popullor është duke u karikuar fort. Askush nuk do ta tolerojë Edi Ramën të vazhdojë më tepër me këto shoë prej sharlatanësh”, tha Bylykbashi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 36

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 11:17

Pas aksionit të madh policor që çoi në arrestimin e 11 anëtarëve të bandës së rrezikshnme në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Postuar: 22/09/2018 - 10:56

Pas arrestimit të 11 personave, si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, reagon për herë t

Postuar: 22/09/2018 - 10:20

Emiljano Shullazi ka ngritur sërish në këmbë drejtësinë dhe politikën shqiptare.

Postuar: 22/09/2018 - 10:10

Kryeprokurorja Arta Marku ka reaguar ditën e djeshme sa i takon përplasjeve me prokurorët e Krime

Postuar: 22/09/2018 - 10:00

Zbulohen arsyet se përse Basha dhe Kryemadhi duan veting vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo pë

Postuar: 22/09/2018 - 09:47

Lideri i PD-së, Lulzim Basha teksa nxjerr përgjigjen e Ramës në intervistën e dhënë se fundi edhe

Postuar: 22/09/2018 - 09:27

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka publikuar dje shifra të rendit dhe siguri