BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Politike

Bylykbashi: Pragu 3 % shfaros partitë e vogla, ja çfarë frike ka Rama

Bylykbashi: Pragu 3 % shfaros  partitë e vogla, ja çfarë frike

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i cilësoi partitë e vogla si graso mes partive të mëdha duke u dhënë alternative shqiptarëve që të mos jenë dy blloqe në garë, por me pragun elektoral 3 % shumica e tyre ndalin së ekzistuari pasi nuk e kalojnë dot. Sipas Bylykbashit, Rama kërkon vetëm të heq koalicionet pasi i trembet opozitës së bashkuar, ndërsa theksoi se formula e koalicioneve e hartuar me konsensus në 2003 është e duhura dhe se mund të ruhet me hapjen e listave 100 %.

"Lista e hapura 100% dhe koalicionet siç janë mund të punojnë pa probleme. I vetmi problem është si do hartohet fleta e votimit por dhe për atë e kemi një zgërdhije. Por Ramës i leverdisë vetëm të heq koalicionet pasi nuk e përballon dot koalicionin e opozitës së bashkuar. Ky këshill është ndërtuar mbi konsensusin dhe jo votimi mazhoritar, për këtë kanë parlamentin le ta bëjnë atje. Nëse e bëjnë me votim mazhoritar se i teket Rama po deshëm votojeni po deshët jo, as mos të vijë fare në këshill. Rama nuk do të gjejë konsensus. Pragu prej 3 % pothuajse të gjitha partitë e vogla nuk e kapin dot dhe do të jetë shfarosës për shumicën e partive të vogla. Koalicioni siç e kemi hartuar së bashku në 2003 është një ombrellë që shpëton partitë e vogla por reale që shërbejnë si graso e sistemit në mënyrë që të mos ketë vetëm dy parti të mëdha dhe të ketë dhe alternativa të tjera", tha Bylykbashi.

Më të lexuarat