BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bylykbashi: Sapo PD të vijë në pushtet do të anulohet ligji i PS mbi shpronësimet, nuk do të ketë më term “ish-pronarë”

Bylykbashi: Sapo PD të vijë në pushtet do të anulohet ligji

Ditën e djeshme Partia Demokratike ka prezantuar programin e saj për pronat. Në qendër të këtij programi është shfuqizimi i ligjeve aktuale mbi pronat dhe krijimi i një kuadri të ri për ligjet. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook u shpreh se do të shfuqizohet edhe termi ish-pronarë. Bylykbashi tha se ligji i Partisë Socialiste që shpronëson pronarët do të shfuqizohet sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. Ai tha se programi i PD për pronat do ta realizojë këtë gjë dhe ky ligj do të anulohet. Sipas tij nuk do të ketë më ish pronarë pas 25 prillit, por vetëm pronarë që do të gëzojnë pronën, e cila u është marrë nga komunistët. “Të shfuqizojmë termin “ish-pronarë”. Në 2015 në emër te grupit parlamentar të PD deklarova se ligji i PS që ri shpronësonte pronarët pas 70 vitesh, do të shfuqizohej sapo PD të vinte në pushtet. Pata nderin t’i përfaqësoj në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar anulimin e ligjit. Programi i PD për pronat do ta bëjë këtë realitet. Ai ligj do të anulohet! Pas 25 prillit nuk duhet të ketë ish pronare por vetëm pronarë që gëzojnë pronën që komunistet ua morën me armë e dhunë pushteti. Pronarët janë bosht i identiteti të PD”, tha Bylykbashi. Ish-deputeti u shpreh se shumë trashëgimtarë presin sot drejtësi për kthimin e pronës së tyre dhe kompensimin për to. Bylykbashi tha se PD ka reflektuar mbi këtë dhe ligji për shpronësimin do të marrë fund. Sipas tij nuk do të ketë nevojë për VKM pafund por thjesht të mbahet fjala e dhënë ndaj pronarëve. “Sot nuk janë vetëm ata mijëra që ishin ende gjallë kur ra komunizmi dhe u enden 30 vite me dosje nën sqetull. Trashëgimtarët e tyre sot janë dhjetëra e qindra mijëra që presin drejtësi nëpërmjet kthimit të pronës apo kompensimit real dhe jo përplasjes në dyert e gjykatave. Ua kemi borxh atyre këtë program. Është reflektim i yni si PD që kjo të marrë fund! Nuk ka nevojë për shumë kompleksitete e ligje apo VKM pa fund, por mjafton të jemi të drejtë, të qartë e fjalë mbajtur me pronarët! Më 25 prill duhet të zhdukim fjalën “ish pronarë”! Prona është e shenjtë”, u shpreh Bylykbashi.

Më të lexuarat