Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Byroja Hetimore dhe dekriminalizimi sjellin John Kerry në Tiranë, Sekretari i Shtetit ultimatum politikës, ja axhenda

Byroja Hetimore dhe dekriminalizimi sjellin John Kerry në Tiranë, Sekretari i Shtetit ultimatum politikës, ja axhenda

Postuar: 08/02/2016 - 08:06

Zbardhen prapaskenat dhe pikat kulmore të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë, vizitë e cila ka zënë në befasi, ka turbulluar dhe trazuar politikën e Tiranës. 
 
Zyrtari i lartë i Uashingtonit do të vijë me një ultimatum përvëlues për politikën e Tiranës. Bien tezat e axhendës rajonale, e interesave strategjike dhe të influencave të shtuara ruse në Ballkan. Tezat në fjalë janë thjeshtë shpresa dhe ngushëllime për disa aktorë të politikës së Tiranës, karriera e të cilëve është shënjuar nga krimi dhe korrupsioni. Burimet e fundit konfirmojnë se boshti dhe kryefjala e vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë do të jetë çështja shqiptare, sfidat e Shqipërisë, në raport me avancimin në rrugën e integrimit, rrugë e cila kalon nga shembja e murit të pandëshkueshmërisë, në goditje të krimit dhe korrupsionit elitar etj. Ashtu siç edhe parashikohej, misioni i zbarkimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë, lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe fatin e elitës politike shqiptare, fundi i së cilës fshihet pas reformës në drejtësi. Sipas burimeve, John Kerry do të vijë në Tiranë për t’u komunikuar krerëve të politikës shqiptare një ultimatum të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çështjen e dekriminalizimit të politikës dhe shtetit shqiptar dhe për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të njëjtin ultimatum, i cili është komunikuar më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, por që ka reflektuar me pritshmëritë dhe efektet e duhura në lëvizjet e krerëve të politikës. E artikuluar nga John Kerry, mesazhi duket se do të marrë një peshë dhe valencë tjetër. Para disa ditësh, ambasadori Lu ka qenë në SHBA, ku është ankuar për murin e pakalueshëm të politikës shqiptare për reformën në drejtësi, Byronë Hetimore dhe dekriminalizimin. Mungesa e bashkëpunimit dhe sabotimi nga politika shqiptare, ka detyruar ambasadorin Lu të kërkojë ndërhyrjen e sekretarit të shtetit, për të bërë të qartë se qëndrimi i Lu është qëndrimi i shtetit amerikan. 
 
Ndërhyrja 
 
Zyrtari i lartë amerikan pritet të detyrojë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, që t’u japin fund spërdredhjeve, lojërave dhe manovrave, duke pranuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas variantit të hartuar nga ekspertët amerikanë. Siç dihet, drafti i amerikanëve qëndron prej muajit nëntor të 2015 në tavolinën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Edi Rama, ashtu si për ligjin e dekriminalizimit, po bën rezistencë, duke mos pranuar të çojë në Kuvend draftin për Byronë e Hetimit, për shkak se varianti i ri, i heq mundësinë që të kontrollojë superstrukturën e frikshme hetimore që do të hetojë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Lufta është e pamëshirshme. Ultimatumi amerikan për të pranuar Byronë Hetimore, do të thotë se disa politikanë të nënshkruajnë fundin e tyre në politikë, t’i hapin vetes dyert e burgut. 
 
Dekriminalizimi 
 
Pika e dytë e axhendës së vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë, lidhet me çështjen e dekriminalizimit. Pas betejës për miratimin e ligjit, misioni diplomatik amerikan në Tiranë ka nisur një tjetër betejë për politikën e Tiranës, tashmë për të mundësuar zbatimin e ligjit. Në fillim të javës që kaloi, ambasadori Lu zhvilloi një takim me përfaqësuesit e PS, PD dhe LSI. Takimi ka qenë tensionues. Ambasadori amerikan ka kërkuar me forcë zbatimin e ligjit, duke larguar politikanë, deputetë dhe kryebashkiakë të inkriminuar. Ambasadori ka kërcënuar se do të publikojë emrat e zyrtarëve të inkriminuar si dhe do të informojë John Kerry për pengesat në këtë proces. Lufta është me Edi Ramën. Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi që në ditët e para të janarit, deri më sot, nuk kemi asnjë funksionar të dorëhequr. Janë identifikuar dhjetëra drejtorë dhe një kryebashkiak, të cilët atakohen nga ligji i dekriminalizimit. Ka një pritshmëri të madhe, pas vizitës së John Kerry në Tiranë, do të vijnë edhe dorëheqjet e para.  Adriatik Doçi 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr