Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Cakaj takon homologun austriak:Shqipëria meriton hapjen e negociatave, reforma në drejtësi qershia mbi tortë

Postuar: 09/10/2019 - 08:46

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u shpreh dje i bindur se Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim. Duke folur ditën e djeshme në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, zoti Cakaj bëri me dije se Austria është një prej shteteve që po e ndihmon Shqipërinë që këtë vlerësim teknik të komisionit ta përkthejë në një vendim pozitiv politik të Këshillit Europian javën e ardhshme. “Me ministrin Schallenberg diskutuam hollësisht për mbështetjen që Austria do ti japë Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe po ashtu diskutuam për format e ndryshme të asistencës teknike të shtetit austriak për të kontribuar në rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë për të përballuar presionin dhe sfidat që vijnë nga ky proces.

Austria është prej mbështetëseve kryesore të rrugëtimit europian në përgjithësi dhe çeljes së negociatave për anëtarësim në veçanti. Kështu që, Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim duke pasur parasysh që në konkluzionet e Këshillit të vitit 2018 Shqipëria ka qenë e detyruar të përforcojë në tre kushte për të hapur negociatat sot u dakordësuam me homologun austriak se të gjitha detyrat e shtëpisë janë përmbushur”, deklaroi ai. Ndërkohë, kur u pyet nëse i druhet një vote kundër nga Holanda, zoti Cakaj deklaroi se nuk i druhet votave kundër, ndërsa po punon për të mbledhur ato pro. “Para se t’i druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, u shpreh ai. Më tej, Cakaj theksoi se një nga arsyet se përse Shqipëria meriton negociatat është miratimi i reformës në drejtësi dhe suksesi i saj. “Shqipëria njëkohësisht ka vazhduar me sukses procesi i vetingut. Ka vazhduar sipas përcaktimeve kohore ngritja e trupave të reja të gjyqësorit dhe ka vazhduar përmirësimi i historikut të qëndrueshëm të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, nënvizoi Cakaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 22:12

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Real Story”  tha se presidenti Ilir Meta ka edhe një dhe alternativë  kundërt, atë të shpëtimit nga burgu.

Postuar: 20/11/2019 - 23:25

Avokati Spartak Ngjela beson se faktori ndërkombëtar (SHBA dhe BE) nuk kanë për t’i pranuar

Postuar: 20/11/2019 - 22:58

Analisti Gjekmarkaj e ka cilësuar Ngjelën si zëdhënës të një tiranie që po vendoset në Shqipëri.

Postuar: 20/11/2019 - 21:59

Ish-deputeti demokrat, me anë të një statusi në “Facebook”, kujton se Partia Demokrat

Postuar: 20/11/2019 - 21:55

Pas Majlinda Bregut e cila shkëmbeu dorën me Merkel dhe Ursula von der Leyn, tre ish-deputetet e

Postuar: 20/11/2019 - 21:50

Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Postuar: 20/11/2019 - 21:48

Avokati Spartak Ngjela ka befasuar me deklaratën mbrëmjen e sotme, teksa është shprehur se as Kry