Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Cakaj zbulon dy çështjet më me rëndësi nga vizita e Donald Tusk në Tiranë: Mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare të BE!

Postuar: 18/09/2019 - 08:03

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në dy përfundime pas vizitës së djeshme në Tiranë, të Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Sipas Cakajt, vizita e tij ka një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. “Nënvizimi i dy çështjeve është me rëndësi:

Së pari, Presidenti i Këshillit sot ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Së dyti, Presidenti i Këshillit nga Tirana sot i ka dërguar një mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare për nevojën për të lëvizur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ne presim që vendet anëtare të BE-së të vendosin bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave në tetor.

Ky vendim është thelbësor për të shpërblyer të arriturat e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të zhvilluar tutje besueshmërinë në politikat e zgjerimit të BE-së në përgjithësi”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale pas takimit edhe me kryeministrin Rama.

Krahasimi i qëndrimeve për negociatat, Tusk diferencon Shkupin nga Tirana.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 19:52

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si rrallë ndonjëherë ka folur në “Ftesë në 5” për marrëdhënien që ka me dy vajzat e saj.

Postuar: 14/10/2019 - 19:27

Deputetja, Rudina Hajdari ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar nga posti i kryetares së Grupi

Postuar: 14/10/2019 - 19:04

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt bën të qartë se BE-ja e shikon me një rëndësi t

Postuar: 14/10/2019 - 18:56

Partia Demokratike shprehet se policia është vendosur përballë grave dhe fëmijëve që protestojnë

Postuar: 14/10/2019 - 18:45

Katër shtete të tjera të BE-së kanë dhënë aprovimin që të haapen negociatat me Shqipërinë.

Postuar: 14/10/2019 - 18:43

Pas njoftimit në rrjetet sociale të Korab Litës se ditën e sotme është përzgjedhur në krye të gru