Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Çdo berber mund ta shpërndajë parlamentin”, reagon Ilir Meta pas deklaratës së Erion Braçes

Postuar: 15/11/2019 - 17:32

Sot zv.kryeministri Erion Braçe iu përgjigj deklaratës së Metës, ku ky i fundit tha se me një dekret mund të shpërndante parlamentin.

“Me qejf çdo berber mund të dalë ta shpërndajë parlamentin por kujt i referohet, rregullave të berberhanes apo rregullave të shtetit. Hyni shikoni a ka të drejtë ose jo”, u shpreh Braçe pas seancës së sotme të jashtëzakonshme, ku u miratua projekt-rezoluta e Kuvendit për presidentin Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar që t’i përgjigjet gazetarëve në lidhje me këtë deklaratë të Erion Braçes.

Në konferencën e jashtëzakonshme Meta anashkaloi përgjigjen, ndërsa u sugjeroi gazetarëve që mos të heqin fokusin nga ato çka ai i cilëson ‘veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani’.

“Mos të shmangeni nga veprimtaria mafioze e qytetarit Ardian Dvorani, pasi është rasti që të kthejmë besim të drejtësia. Prokuroria duhet të bëjë punën e saj. Në mënyrë që të bëhet mësim për ata që shkelin kushtetuta. Lexoni më vëmendje se çfarë thuhet aty në KED për këto vakanca”, tha Meta.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 17:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e Laçit është njohur me ankesat e  tyre, të cilët i kanë thënë se qeveria dhe bashkia, i kanë lënë pa strehim, pa ndihma dhe pa bonus qeraje.

Postuar: 14/12/2019 - 14:54

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-ndalimeve në Durrës.

Postuar: 14/12/2019 - 14:01

"Një këshillë e vlefshme që duhet dëgjuar!" Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, i cili

Postuar: 14/12/2019 - 13:35

Mazhoranca pritet të shtojë masat izoluese ndaj presidentit Ilir Meta.

Postuar: 14/12/2019 - 13:25

Gjatë një inspektimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në disa pallate të pabanueshme, ka parë dis