Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Çdo gjë tjetër është një marrëzi”, Ilri Meta zbulon prapaskenat: Si po tentohet që të kapet Gjykata Kushtetuese

Postuar: 13/11/2019 - 20:57

Presidenti Ilir Meta i quajti qesharake interpretimet se i ka mbaruar afati kreut të shtetit sa i takon emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ai i ka quajtur marrëzi vendimet e socialistëve.

Ilir Meta tha:

"Unë jam shumë korrekt se Kushtetuta thotë se vakancën e plotëson Presidenti, të dytën parlamenti dhe të tretën gjykata e lartë dhe kështu përsëritet. Radhitja nuk është rastësi është për ruajtur balancat si krijohet gjykata Kushtetuese. Është e shprehur qartë se presidenti të bëjë dy emërime të njëpasnjëshme. Marrim rastin e gjykatës së Lartë, që është situatë specifike, që presidenti nuk ka përgjegjësi dhe të tjerët e kanë deklaruar se do të zhvillohet në një moment të dytë. Tani kemi katër vanakca dhe duhet të ruajtur ekuilibri mes institucioneve. KED ka bërë një proces janë pothuajse të njëjtët emra në listën e presidentit dhe parlamentit. Pra është e qartë, presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytën, kjo logjikë do të ndiqej më pas, çdo gjë tjetër është një marrëzi e qartë për çdo njeri që ka dëshirë të lexojë kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese është vendosur kusht nga e gjithë Europa, por sipas Kushtetutës dhe jo lojërave që bëhen për kapjen e gjykatës që janë mjaft evidente. Ditën e hënë u detyrova të bëj një postim që i kam thënë Kuvendit që përmbushni përgjegjësinë tuaj se unë e kam bërë time. Ju plotësoni tuajën dhe unë brenda 24 orëve do të plotësoj tjetrën që t'i jepja mundësi Kuvendit brenda afatit kushtetues të plotësonte vakancën e dytë. Ata vepruan ndryshe, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e imja dhe unë jam i detyruar që të ndërmarr përgjegjësitë e mia".

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 17:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e Laçit është njohur me ankesat e  tyre, të cilët i kanë thënë se qeveria dhe bashkia, i kanë lënë pa strehim, pa ndihma dhe pa bonus qeraje.

Postuar: 14/12/2019 - 14:54

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-ndalimeve në Durrës.

Postuar: 14/12/2019 - 14:01

"Një këshillë e vlefshme që duhet dëgjuar!" Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, i cili

Postuar: 14/12/2019 - 13:35

Mazhoranca pritet të shtojë masat izoluese ndaj presidentit Ilir Meta.

Postuar: 14/12/2019 - 13:25

Gjatë një inspektimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në disa pallate të pabanueshme, ka parë dis