BREAKING NEWS

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet' në media deklarata e fortë e Edi Ramë mëngjesin e sotëm, mediat e Athinës me zjarr ndaj kryeministrit para takimit me Mistotakis

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet'
x
BREAKING NEWS

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian që ende s'ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh nga ajri në zonën ku po qëndrojnë liderat europian, Vjosa Osmani ndërpret fjalimin

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora dhe 1600 nga Elbasani që kanë zbarkuar në Tiranë gati për protestë

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000
x
BREAKING NEWS

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së mesazh të fuqishëm në Tiranë: Hera e parë që...

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së
x
BREAKING NEWS

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep
x
BREAKING NEWS

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë. Ja ku nis 'vija e kuqe'

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi nga Tirana në Himarë/ Ndodh incidenti me kryeministrin grek, mediat zbardhin detajet

Udhëtimi nga Tirana në Himarë/ Ndodh incidenti me kryeministrin
x

Politike

CDU gjermane e konfirmon dhe i dërgon mesazh kryefoltoristit, nuk e njeh Berishën si kryetar të PD, Bardhi dhe Alibeaj takohen në Berlin me zyrtarin e lartë për çështjet e BE

CDU gjermane e konfirmon dhe i dërgon mesazh kryefoltoristit, nuk e njeh

Pavarësisht se ka siguruar shumicën e mbështetjes së partisë, ish-kryeministri Sali Berisha po ndesh në rezistencën e madhe të partive simotra të djathta evropiane për t’u pranuar si lider “de jure” i Partisë Demokratike. Partia kristiandemokrate gjermane CDU tregoi sërish se është kundër rikthimit të ish-kryeministrit në krye selisë blu në Shqipëri. Dy drejtuesit e PD zyrtare, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi u takuan dje në Berlin me zëdhënësin e grupit parlamentar CDU/CDU në Bundestag dhe anëtarin e Kryesisë së Partive Popullore Europiane, Gunther Krichbaum. Pas takimit të djeshëm në kryeqytetin gjerman, Alibeaj konfirmoi se vendimi i lidershipit demokrat për të përjashtuar Berishën, është i pakthyeshëm. Në këtë mënyrë, kryetari i grupit parlamentar të PD theksoi ndarjen e kësaj force me të kaluarën, pra kapitullin që u drejtua nga Berisha për mëse 20 vite. “E siguruam z. Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”, shkruan në “Facebook”, Enkelejd Alibeaj.
Nga integrimi te reformat, Alibeaj zbulon bisedën me Krichbaum
Lidhur me takimin me përfaqësuesin e CDU dhe PPE, kreu i grupit parlamentar demokrat bëri me dije se u bisedua për realizimin e kushteve për vazhdimësinë e procesit të integrimit në BE, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat zgjedhore, juridike dhe elektorale, etj. “Një takim miqësor dhe i hapur me z. Krichbaum. Bashkëbiseduam mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushja e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces, si dhe sfidat që prekin sistemin e drejtësisë ndër vite, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si garantues të demokracisë funksionale Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët”, shkruan më tej Alibeaj.
Bardhi pas takimit me Krichbaum: Partneriteti ynë me CDU, rrugë e sigurt drejt BE
Nga ana tjetër, nr.2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përsëriti se bashkëpunimi i PD me CDU dhe BE garanton integrimin e vendit në Europën e Bashkuar. Në këtë mënyrë, Bardhi lë të kuptohet, sipas tij, se rruga e ndjekur nga Berisha dhe miliantët demokratë, nuk mund ta afrojnë vendin me Brukselin. “Partneriteti i PD me BE dhe veçanërisht GP të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit. Faleminderit Gunther Krichbaum për mikpritjen dhe ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë”, komentoi në “Twitter”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Kërcënimi i Krichbaum: Nëse kthehet Berisha, do kërkoj pezullimin e PD nga PPE
Gjatë një interviste për median e njohur gjermane “DË” në 19 maj të këtij viti tha se nuk e mbështet rikthimin e Berishës në krye të selisë blu. Ai paralajmëroi se nëse një gjë e tillë do të ndodhë, ai do të kërkojë përjashtimin e PD nga PPE. Sipas Krichbaumit, duhet që demokratët të marrin për bazë për të mos mirëpritur Berishën faktin që është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. “Së  pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar”, shprehej deputeti kristiandemokrat gjerman Gunther Krichbaum.

Më të lexuarat