Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çelja e negociatave, Ruçi merr pjesë në asamblenë e rëndësishme në Stamboll

Postuar: 16/05/2018 - 15:49

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), që mbahet në Stamboll. 

 Takimi i kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të PABSEC-ut u zhvillua me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. 

Ruçi u takua me Kryetarin e Parlamentit Grek Nikos Voutsis me homologen Bullgare Karayahncheva si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.

Në fokus të bisedimeve ishte rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ruçi-Voutsis theksuan se çelja e negociatave në qershor është plotësisht e merituar. Gjithashtu Presidenca Bullgare dha garanci të plotë për çeljen e negociatave në qershor.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Rumania wshtw avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor.

“Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies”- tha Ruci.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 16:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër ture pa asnjë vlerë politike për vendin.

Postuar: 20/03/2019 - 15:56

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor të Krujës, dr

Postuar: 20/03/2019 - 15:08

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me padinë e bërë nga Parti

Postuar: 20/03/2019 - 15:05

Edhe pse kanë kaluar 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, Feruzan dhe Zamira Durdaj, të cilët kanë h

Postuar: 20/03/2019 - 14:53

Ditën e sotme, fermerët në Lushnjë dolën në protestë me pretendimin për mosshitjen e qumshtit, po

Postuar: 20/03/2019 - 14:47

“Me 5-sa kam qenë në shkollë, por u bëra kryebashkiak”, ky ka qenë komenti i kryebash