BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Politike

Ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender21/ Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det, Ambasada Amerikane publikon fotot

Ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender21/ Yuri Kim dhe

Ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender21/ Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare, Ambasada Amerikane publikon fotot

Ambasada e SHBA ka publikuar pamjet nga ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender. Ambasada shkruan se ky operacion që lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet kur nuk mund të hyjnë në porte, provohet për herë të parë në Europë që nga lufta e dytë botërore.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes #DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Ëolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg. Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender21/ Yuri Kim dhe