Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çështja “Alvin”, Rudina Hajdari kërkesë të hapur Gent Cakajt: E turpshme kjo që po ndodh, duhet një zgjidhje!

Postuar: 21/10/2019 - 13:59

Deputetja, Rudina Hajdari, shkruan në mediat sociale se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në lidhje me rastin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, që është në kampet e ISIS.

Më tej ajo shton se duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrohen qytetarët kudo që janë dhe shprehet se është e turpshme kjo që po ndodh.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 12:00

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar reagimin e djeshëm të tifozëve në stadiumin e ri Kombëtar.

Postuar: 18/11/2019 - 11:56

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidenti Ilir Meta ku tha se v

Postuar: 18/11/2019 - 11:45

Atmosfera në “Air Albania Stadium”, në impiantin e ri në kryeqytet ishte fantastike.

Postuar: 18/11/2019 - 11:24

Kryetari i Parlamentit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i pranishëm në konferencën e mbajtur në Tiranë me

Postuar: 18/11/2019 - 11:05

Partia Demokratike ka bërë publike dokumentin që hedh poshtë dhe e nxjerr të pavlefshëm, lejen e