Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çështja “Babalja”, Salianji bën lëvizjen e radhës dhe hedh akuzat e rënda

Postuar: 20/02/2019 - 12:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit për çështjen ‘Babalja” për të cilën ai dhe gazetari Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.

“Prokuroria është në shkelje të ligjit. Hetimi është politik. Nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e afateve të hetimit. Vazhdon një hetim jo për personin që është në burg (Agron Xhafën) në Itali, por për ne që e kemi denoncuar dhe gazetarin”,- tha Salianji.

I patrembur nga vendimi që do marrë gjykata për të, Salianji tha se PD-ja do vazhdojë denoncimin e rasteve të tilla.

Ai njoftoi po ashtu se të hënën pritet të dalë vendimi për çështjen në fjalë. “Unë s’kam asnjë merak, por nuk e di çfarë ka kjo çështje që zgjatet për 9 muaj”,- shtoi deputeti i PD.

Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babalja”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge). Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 23:57

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pjesë edhe një ish-polic i cili ishte arrestuar për trafik kanabisi ka reaguar edhe Gjergj Dodani.

Postuar: 25/03/2019 - 23:44

Ajo që po ndodh sot me lëvizjen opozitare është një traumë e rëndë dhe një fatkeqësi që ka zënë p

Postuar: 25/03/2019 - 23:41

Avokati Spartak Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur p

Postuar: 25/03/2019 - 23:18

Deputei Lefter Maliqi ka folur për situatën politike në vend.
 

Postuar: 25/03/2019 - 22:43

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për vendimin e saj për moslënien e mandatit.

Postuar: 25/03/2019 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Prokuroria ka mba

Postuar: 25/03/2019 - 22:26

Rudina Hajdari ka folur për herë të parë për reagimin që ka patur familja e saj pas vendimit për