Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çështja Babalja/Balla e thotë troç se kush e regjistroi audio-përgjimin e Salianjit

Postuar: 11/10/2018 - 12:57

Nga salla e seancave plenare deputeti socialist Taulant Balla u ndal sërish në çështjen “Babalja’ dhe në hetimet e prokurorisë lidhur me të. Balla tha se nuk e di arsyen se pse sot opozita mungon në sallë, ndërsa ironizoi edhe turin në rrethe të ndërmarrë në nisje të sesionit të ri parlamentar.

“Nuk e di pse opozita nuk është në sallë, turi i hoteleve ka mbaruar. Opinioni publik u njoh edhe me një seri të re, të ‘Babale 3’ dhe janë aq të paaftë sa janë zhytur në llucë dhe vazhdojnë të llokoçiten me ca histori që nuk i beson më as Saliu.” – u shpreh Balla, ndërsa në vijim u ndal edhe në videon e publikuar nga deputeti Ervin Salianji, në të cilën Fredi Alizoti, implikon edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.

“Transmetimi i Salianjit i konfirmuar se u bë në oborr të SHQUP-it nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është një tjetër tentativë për të hedhur baltë. Të njëjtët persona të ndodhur në hall, kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinion një video të re. Nuk do bëj më kallëzim se çështja është nën hetim, por ata kanë pranuar se i janë ofruar nga 100 euro për kokë. Vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm” , u shpreh në vijim Balla, ndërsa kërkoi nga PD zyrtarisht të distancohet nga kjo çështje ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 10:30

Deputeti i Partisë Socialiste,  Erjon Braçe tha se Parlamentin e Shqipërisë kanë hyrë deputetë, njëherësh pronarë të pikave të lotove sportive.

Postuar: 17/10/2018 - 10:20

Lëvizjet e fundit të prokurorisë kanë rritur panikun në radhët e opozitës.

Postuar: 17/10/2018 - 10:16

Kreu i mazhorancës Edi Rama ndodhet në sallën e hartave, në bashkëbisedim me qytetarëve.

Postuar: 17/10/2018 - 10:15

Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar pak ditë më parë ng

Postuar: 17/10/2018 - 10:10

Ndërkombëtarët janë angazhuar shumë fort që reforma në drejtësi në vendin tonë të rezultojë e suk

Postuar: 17/10/2018 - 10:01

Ish-ministri i Drejtësisë ka deklaruar se kryeministri Rama gjendet në një armiqësi patologjike m

Postuar: 17/10/2018 - 10:00

Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të jetë beteja e radhës mes kryeministrit E