Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi?”/ Deputeti lëshon akuza të forta dhe publikon faktet për Ramën dhe Berishën: Video flet vetë

Video: 

Postuar: 17/07/2019 - 12:45

Me anë të një statusi në rrjetet sociale këtë herë deputeti Lefter Maliqi ka bërë një krahasim midis dy qeverive, asaj që drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha në periudhën 2005-2013 dhe asaj që drejtohet prej rreth 6 vitesh nga kryeministri Edi Rama.

Maliqi ka publikuar përkrah shkrimit edhe një video që sipas tij fakton krahasimet që ai bën.

Reagimi i plotë:

Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi? Ku ishim në 2005-2013, ku jemi në 2013-2019? Sa mbrapa e coi vendin Kryeministri Rilindas. Premtoi 300 mijë vende pune (largoi 300 mijë të rinj nga vendi). Premtoi për 300 ditë vendosjen e rendit, investime etj. por kudo papunësi, pasiguri, krime, trafiqe, burgosje politike, burgosje të varfërish, abuzime, korrupsion, paaftësi, drogë, tritol, emigrim masiv, rritje çmimesh, rritje taksash, votim njëpartiak etj.

Kurse mbi 6 vjet më pare ish-Kryeministri Berisha dyfishoi pagat e mesuesëve, mjekëve etj. Dyfishoi pensionet, bëri qindra km rrugë në fshatra e qytete, kudo inagurime me festë e kengë, lule e brohoritje, anëtaresoi Shqipërinë në Nato, bëri të mundur lëvizjen e lirë në Europë, bëri rrugën e kombit, tynelin e Elbasanit me qindra e mijëra investime të tjera dhe do ngelë në histori për këto ndryshime dhe për aktin demokratik të dorëheqjes pasi njohu humbjen në 2013.

Populli i këndonte me zemër për investimet dhe ndryshimet kurse Ramës i bënë këngë Tërmeti që s’kanë lidhje me ndryshimet por kanë lidhje vetëm me rrënimin që e katandisi vendin si asnjëherë tjetër më keq. Veprat flasin vetë, ish-Kryeministri do ngelë në histori për ndryshimet, gjurmët, kurse Rilindasi për varfërinë, papunësinë, burgosjet, shantazhimet, abuzimet dhe lidhjet me krimin.

Video flet vetë. Krahasimet bëjini vetë në 2010 me liderin Berisha ku bëri qindra km rrugë e vepra të mëdha, bashkoi fshatrat me qytetet, bashkoi shqiptarët duke lënë gjurmë sot e përgjithmonë dhe pas 6 vjetësh me Kalorësin me çitjane të Rilindjes me abuzime me tendëra dhe investime zero, duke varfëruar dhe përçarë keq shqiptarët.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:59

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka befasuar me deklaratën duke u shprehur se Partia Socialiste donte zgjedhje të parakohshme pas djegies së mandateve nga demokratët, por ndërkombëtarët nuk i kanë lejuar.

Postuar: 23/10/2019 - 22:57

Policia e Shtetit ka zbuluar një celulë terroriste iraniane, që do të kryente një akt terrorist n

Postuar: 23/10/2019 - 22:56

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar mos-hapjen e negociatave më 18 tetor nga BE

Postuar: 23/10/2019 - 22:44

Kreu i PAA-së, Agron Duka tha se pasi të bëhet reforma zgjedhore të kalohet me një qeveri teknike

Postuar: 23/10/2019 - 22:42

Deputeti demorkat, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena”  deklaroi se krer

Postuar: 23/10/2019 - 22:30

Deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha se detyrat Shqipëria i ka plotësuar.

Postuar: 23/10/2019 - 22:21

Deputeti Myslim Murrizi tha se parrulla "Rama ik", u zbut para pak kohësh u bë “G