Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Çfarë do të ndodhë tani?", Spartak Ngjela bën deklaratën 'bombë' dhe jep paralajmërimin e fortë: Do ketë tension, madje ai ka filluar. Shumë shpejt priten arrestime VIP

Postuar: 16/05/2019 - 21:13

Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë kritika dhe akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në Shqipëri.

Ai shprehet se SPAK po vjen dhe shteti duhet të jetë i fortë sepse arrestet e figurave të larta politike në të dy krahët e politikës, do sjellin tension.

Ngjela shkruan:

Çfarë do të ndodhë tani?

Basha dhe Saliu nuk e bënë dot revolucionin për të shpërbërë Shqipërinë.

Rama nuk e përfitoi dot as ai përfitimin e shpërbërjes së Shqipërisë për të shpëtuar gjënë dhe paratë e fituara në korrupsion.

Kurse shqiptarët ndihen të tradhëtuar nga një klasë politike që po kërkon të varrosë Shqipërinë për të shpëtuar burgun nga korrupsioni, dhe gjënë e vjedhur gjithashtu, në këta 20 vjetët e fundit.

l.

Ku keni parë ju në botë policë të kërcënuar me granata Molotov, dhe një kryeministër që i lë policët e vet në mëshirë të fatit dhe të pambrojtur, sepse ky ka marrëveshje të fshehtë me hordhitë që duan të shpërbëjnë Shqipërinë?!!

Por, kurrë nuk mund ta arrijnë dot shpërbërjen e Shqipërisë. Gjithçka është e siguruar dhe e deklaruar. Mbaje vath në vesh këtë, Rama, ti shitës territoresh shqiptarë.

Nëse Basha vijon protestat me Molotov, shteti duhet të jetë në këmbë. Policia duhet të jetë e blinduar, dhe hedhësit e Molotovëve duhen arrestuar në vend.

Polici e fuqishme, shtet i fuqishëm - kjo është aksiomë e shtetit modern. Qytetarët duan qetësinë, kurse të korruptuarit Rama, Basha, duan anarkinë.

Nuk e arrijnë dot. Rama ka frikë të dalë hapur, dhe nuk ka çfarë ndihme t'i japë më anarkisë, sepse shqiptarët e panë goditjen e rëndë që mori protesta e fundit para Sallës së Kuvendit, që solli një shpartallim tërësor të hordhive. Ky duhet të jetë qëndrimi, i cili u mor pa e përfillur gjuhën qesharake të kryeministrit Rama, i cili lejoi që të goditej me Molotov ndërtesa e Kryeministrisë.

ll.

Korrupsioni qeveritar shqiptar lodhet kot. As gjë nuk bëjnë dot. Gjithçka po monitorohet nga ekspertët ndërkombëtarë që drejtojnë korpuset qëndrorë të policisë shqiptare sot.

Asgjë nuk mund të ndodhë. Krerët e Partisë Demokratike po shpërbëjnë partinë e tyre për të shpëtuar veten nga akuza për korrupsion. Asgjë nuk bëjnë dot. Por a e kuptojnë dot këtë?

Nuk i lë frika ndaj akuzës për korrupsion që do t'iu vijë nga SPAK.

Po SPAK- u kur do të vijë?

Shumë shpejt. Por shteti duhet të jetë i fortë sepse arrestet e figurave të larta politike në të dy krahët e politikës, do sjellin tension. Madje tensioni ka filluar.

Por, në këtë kohë të trazuar, politika amerikane duhet t'i dënoncojë të dy krahët e politikës së korruptuar shqiptare, kurse policinë shqiptare duhet ta drejtojnë domosdoshmërisht ekspertët ndërkombëtarë që janë instaluar në korpuset qëndrorë të policisë shqiptare. Kryeministri aktual shqiptar duhet lënë si xhep fallso.

Dhe kështu do të bëhet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, më anë të një postimi në Facebook ka propozuar një zgjidhje të çështjes së Agim Kajmakut, ky i fundit i akuzuar nga Partia Demokratike se ka qënë i dënuar në Greqi.

Postuar: 25/08/2019 - 12:30

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali

Postuar: 25/08/2019 - 12:22

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit nuk ka bër

Postuar: 25/08/2019 - 11:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit

Postuar: 25/08/2019 - 10:47

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë sot një video në rrjetin social Facebook ku shpreh

Postuar: 25/08/2019 - 09:45

Kreu i qeverisë përgënjeshtroi lajmin se ishte larguar për pushime në Greqi, lajm i cili u publik

Postuar: 25/08/2019 - 09:20

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë.