Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë do vendoset në mbledhjen e thirrur nga Prefekti për konstituimin e këshillit bashkiak? Skenari i PS për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës pa zgjedhje (Zbardhet dokumenti)

Postuar: 17/08/2019 - 19:19

Edhe pse Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen, Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak.

Sipas dokumentit që poston më poshte “Panorama” mbledhja synon ligjërimin e këtij këshilli të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime bejne me dije se mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja, do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Sipas dokumentit, me firmen e prefektit, ne piken tre te tij theksohet se ne mbledhje do te behet edhe “Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër”.

Nderkohe qe ne kushtet e doreheqjes se Pjetrit, mesohet se ka nje skenar sipas te cilit PS-ja te marre bashkine e Shkodres pa e cuar me pare ate ne zgjedhje.

Konkretisht fjala eshte te behet emërimi nga këshilli i ri i një nënkryetari që do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të dorëhequr.

Nderkohe qe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton rastet, se kur mund të komandohet një nënkryetar në pozitat e kryetarit te bashkise.

Sipas Nenit 61, “kur kryetarit të bashkisë i mbaron mandati përpara kohe, për çfarëdo lloj arsye, vendin e tij, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri, e zë një nga nënkryetarët:

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.”

Ligjerisht, komandimi mund të bëhet vetëm kur mandati mbaron “para kohe”. Kjo do të thotë; vetëm kur kryetari i bashkisë ndërron jetë, dorëhiqet apo pushohet pa plotësuar mandatin 4 vjeçar të përcaktuar nga ligji

docdoc1doc2

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 09:10

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion mbetet prioritet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Postuar: 18/09/2019 - 07:53

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi zhvilloi ditën e djeshme një takim me Sek

Postuar: 18/09/2019 - 07:47

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka si synim të sjellë një epokë të re në gjyqësor.

Postuar: 18/09/2019 - 07:45

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka deklaruar mbrëmë në “Opinion” se Partia Demokrat

Postuar: 17/09/2019 - 23:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në

Postuar: 17/09/2019 - 23:14

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhj

Postuar: 17/09/2019 - 22:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste  në A2 C