Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Çfarë gabimesh duhet të bëjë më tepër’, ish-kreu i PD ia numëron 'një për një' Bashës: Berisha dhe Nishani janë bashkëfajtorë!

Postuar: 19/08/2019 - 23:30

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet minimumi të kërkojë votëbesimin nga anëtarësia.

Elezi numëron 10 gabimet që sipas tij ka bërë Lulzim Basha dhe për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Gjithashtu Elezi ka shigjetuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Bujar Nishani, ndërsa thekson se mosreagimi i tyre për krizën në PD dhe një analizë të detajuar të situatës i ngarkon ata me bashkëfajsi.

Postimi i plotë i Elezit:

Cfare “Gabimesh” duhet te beje me teper “Lideri” per te kerkuar te pakten votebesimin nga antaresia.

Jane shume por po ju rendis10 kryesoret, per mendjet e shendosha do mjaftonte nje.

1- Sapo erdhi ne krye te PD vendosi rregullin ‘e renies ne rezultat” ku cdo kryetar seksioni e me lart, qe ka renie te rezultatit te mos rikandidoje, rregull te cilin e theu sa ke desht, perfshi edhe veten. (u fshi)

2- Bojkotoi pa filluar reformen territoriale ne 2015 dhe e la Ramen te bej si deshi e cfare deshi. (u harrua)

3- Humbem zgjedhjet lokale te 2015, justifikimi ndaj kritikave ishte se “zgjedhjet lokale nuk jane tregues”

4- I mbajti demokratet 3 muaj ne cader dhe e mbylli me marrveshjen e fshehur te 17 majit. (justifikimi: na detyruan nderkombetaret)

5- Zgjodhi 140 deputet liste (si proces familjare) pa u konsultuar dhe respektuar asnje institucin brenda PD (u mjaftua me: mbaj pergjegjesi per gabimin)

6- Humbi zgjedhjet me rezultatin me te dobet ne historine e PD dhe i certifikoj ato. (justifikimi : ma hodhe nje here e ke fajin ti…)

7- Zhvilloi zgjedhjet me fasad per kryetar te PD ne korrik-2017, i realizoj per 2- jave, maipuloj perqindjen ne pjesmarrje nga 20 ne 60 %.

8- Zhvilloi zgjedhjet me te turpshme per drejtuesit e degeve (duke i emeruar brenda nje nate) dhe strukturave drejtuese, duke mos zbatuar statutin dhe duke mos bere asnje verifikim figure, si rrjedhoje u mbush me drejtues ish-sigurimasa dhe Sorosjan( G.Bardhi, E.Paloka, E.Spaho, Gjata, Kaso etj)

9- Dorzoi mandatet dhe beri 10 protesta, kur puna duhet te mbyllej me 1 proteste te panderprere. (u harruan)

10- Nuk bllokoj zgjedhjet dhe humbi 61 bashki ku te pakten duhet te ruanim ato qe kishim (justifikimi : na detyruan nderkombetaret)

*Kuksianet kane nje sa per te gjitha, i mashtori dhe tradhetoi per traun, per ca pune qe ka ashtu me Ramen dhe 1300m2 te Kunatit te Hajat Hotel.

Nuk po shtoj akuzat e Doktorrit, se nje grup njerzish te futur nga Soros (ne bashkepunim) kane si qellim shkaterrimin e PD dhe me pas hesht.

Kjo situate deshtimeh te aksioneve politike, mosrespektimit te rregullave baze statutuore dhe humbjesh te thella, minimalisht te cojne ne votebesimin e antareve te partise demokratike.

Kjo rruge do e coj situaten dejt konflikteve dhe percarjes me te thelle.

PS: Mosreagimi deri me tash i drejtuesit te keshillit kombetar Z.Nishani, i ish-kryetarit te PD z.Berisha apo cdo anetari kryesie te PDSH per nje analize urgjente, ne te gjithe strukturat e saj, eshte i pafalshem dhe i ngarkon ata ne bashkefajsi per shkaterrimin e PD

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 23:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin e të gjithë Evropës.

Postuar: 17/09/2019 - 23:14

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhj

Postuar: 17/09/2019 - 22:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste  në A2 C

Postuar: 17/09/2019 - 22:50

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu

Postuar: 17/09/2019 - 22:32

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zg

Postuar: 17/09/2019 - 22:23

Ndërsa në korridoret politike janë shtuar zërat për një marrëveshje të re Rama-Basha, presidenti