BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Politike

Çfarë i mblodhi bashkë në një tavolinë? Kundërshtarët politikë lënë mënjanë mëritë (FOTO)

Çfarë i mblodhi bashkë në një tavolinë?

Pavarësisht përplasjeve, duket se të gjitha forcat politike kanë gjetur ‘paqe’ mes tyre dhe janë ulur në një tryezë. Teksa dje mbahej konferenca 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë', ku të pranishëm ishin diplomatë dhe politikanë, një detaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ajo çfarë u vuri re në këtë konferencë, përveç mesazheve të dhëna, ishte ulja gjatë pushimit në një tavolinë e përfaqësuesve të mazhorancës dhe përfaqësuesve të opozitës.

Në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, në një tavolinë janë të ulur ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Edhe pse situata politike në vend nuk është e mirë, duket se kjo nuk i ka penguar që përfaqësuesit e partive politike që të lënë kundërshtitë dhe të ulen në një tavolinë.