BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Çfarë ka bërë ndonjë gjë me vlerë kjo qënie e lajthitur?”/ Pedagogu i njohur sulmon Petrit Vasilin

“Çfarë ka bërë ndonjë gjë me vlerë

“Rilindja” në vitin e parë të mandatit të dytë. Pesë vitet e qeverisjes së Ramës dhe ndryshimet që kanë ndodhur,  sipas Fatos Tarifës, sociolog dhe diplomat. Shtyrja e negociatave, si mund ta kishim tërhequr në anën tonë Hollandën, pas së cilës do të kishte rënë edhe Franca si Kartagjena. Reforma në drejtësi dhe opinioni mbi qeverisjen dhe opozitën aktuale…

Zoti Tarifa, jemi në përfundim të vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisë Rama. DITA ka hapur një debat mbi cilësinë e qeverisjes. janë botuar opinione nga Burimi, Islami e autorë të tjerë, kritikë me Ramën. Cili është mendimi juaj sa i përket gjendjes në të cilën ndodhet vendi?

Një pyetje si kjo, kaq e gjerë, do të kërkonte një analizë të thelluar e të detajuar të zhvillimeve të sotme politike, ekonomike e shoqërore ne vend, për të kuptuar shëndetin e demokracisë e të ekonomisë shqiptare. Kjo intervistë e shkurtër nuk e mundëson këtë, ndaj edhe do të përpiqem, me pak fjalë, të shpreh atë çfarë mendoj dhe mënyrën se si i perceptoj unë zhvillimet e sotme në vend.

Unë vetë nuk kam as më të voglin dyshim se, në këta 27 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më mirë sesa sot. Me këtë pohim e di se do më duhet të pres sulme nga të katër anët, siç ka ndodhur shpesh herë deri më sot, kur kam shprehur publikisht ndonjë pikëpamje jokonvencionale. Sulme nga njerëz që mendojnë ndryshe nga unë; sulme nga njerëz që janë të zhgënjyer si unë, ose më shumë se unë; sulme nga njerëz që s’dinë gjë tjetër veçse të sulmojnë këdo e me çdo mjet e mënyrë që u vjen ndoresh. Por ja që, ky është mendimi im për pyetjen që më bëtë. Me këtë nuk dua të them se vendi nuk ka probleme, se nuk ka varfëri, nuk ka njerëz që vuajnë, nuk ka papunësi, nuk ka të pastrehë, nuk ka korrupsion, nuk ka padrejtësi, nuk ka krim. Jo, aspak. Shqipëria i ka të gjitha këto.

Shqipëria është ende një vend relativisht i varfër, madje një vend shumë i varfër krahasuar me vendet e tjerë të Europës, edhe pse baret dhe kafenetë e Tiranës, të mbushura plot nga mëngjesi në mbrëmje, dhe SUV-të e makinat luksoze nga më të shtrenjtat, mund t’i krijojnë një vizitori të huaj, që nuk sheh gjë tjetër veç qendrës së kryeqytetit, përshtypjen e një vendi që po arrin shpejt standardet e jetesës në vendet më të zhvilluara të Europës. Kjo është ajo çfarë duket, jo realiteti i vërtetë i gjërave. Por, gjithsesi, nuk mund të mohohet se Shqipëria e sotme është tërësisht një vend i shekullit të 21-të, me të gjitha bekimet dhe vuajtjet e këtij shekulli.

Kur shprehem se Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më mirë sesa sot, me këtë dua të them se gjendja e sotme e vendit është më e mirë sesa në çdo kohë tjetër qysh nga fillimi i këtij tranzicioni të gjatë e të vështirë pas shembjes së sistemit të socializmit shtetëror. Progresi i bërë nuk mund të mohohet, ashtu sikurse ky progres nuk mund t’i kreditohet një partie politike të vetme, një qeverie ose një individi të vetëm. Progresi i arritur ka qenë dhe është, para së gjithash, rezultat i vullnetit dhe i përpjekjeve të vetë qytetarëve dhe rinisë shqiptare për ta transformuar vendin e tyre dhe kushtet e jetës së tyre. Këtë proces transformimi, shumë nga qeveritë që kanë drejtuar vendin dhe ajo klasë parapolitike, (nëse përdor gjuhën e mikut tim Moikom Zeqo) që ka hartuar ligjet në parlamentin e këtij vendi për afro tri dekada, shumë herë e kanë penguar, në vend që ta lehtësonin e ta udhëhiqnin në drejtimin e duhur. Përgjegjësia dhe faji politik, në këtë rast, janë kolektiv – bartës të tyre janë, në këtë apo atë masë, çdo qeveri, çdo legjislaturë, si dhe i tërë sistemi i korruptuar i drejtësisë në këtë vend.

Sidoqoftë, e përsëris, unë nuk mendoj se sot Shqipëria është më keq sesa 25, 15 ose 5 vite më parë. Kushdo që ka sy dhe sheh nuk mund të mos e verë re këtë. Sot, një pjesë e madhe e popullsisë jeton më mirë sesa në të kaluarën. Ekonomia ka rritje; investimet e huaja, edhe pse ende të pakta, nuk mungojnë. Siguria për qytetarët është rritur (a është e nevojshme të kujtojmë vitet 1991-92, 1997-ën apo episode të tjerë të sagës shqiptare të këtij njëçerekshekulli të fundit?

Por të rinjtë dhe jo vetëm ata vazhdojnë të largohen nga Shqipëria..

Të rinjtë vazhdojnë të largohen nga Shqipëria, por jo si në kohën e asaj marrëzie kolektive që pllakosi vendin në fillimin e viteve 1990, ose pas shembjes së firmave piramidale më 1997, që krijuan varfërinë, dëshpërimin dhe pasigurinë më të madhe në radhët e këtij populli, veçanërisht të rinisë.

Migrimi i njerëzve ka qenë e do të jetë një tipar i përhershëm i shoqërisë – nga kohët më të lashta e deri sa të mbetet këmbë njeriu mbi dhe. Shpesh herë, qeveria që drejton sot vendin akuzohet se po i nxit shqiptarët ta lenë vendin e tyre.

Një farë Petrit Vasili, shpeshherë në rolin e zëdhënësit të opozitës, deklaronte pak ditë më parë se “Edi Rama është armik i egër i integrimit dhe i vendit të tij, që e rrënoi imazhin e Shqipërisë dhe i bëri shqiptarët të ikin me mijëra nga vendi i tyre”. A duhen marrë vallë seriozisht akuza të tilla? Unë mendoj se jo. Jo sepse ato dalin nga goja e një njeriu, të cilin askush nuk e merr seriozisht, por sepse, akuza të tilla janë përtej asaj çfarë ka aftësi të kuptojë e të besojë mendja njerëzore. Shqiptarët nuk filluan të largohen nga vendi i tyre 5 vite më parë, kur Edi Rama u bë kryeministër. Eksodi i tyre nisi në kohën e Ramiz Alisë, vijoi në përmasa edhe më të mëdha në vitet e qeverisjes së Sali Berishës, nuk u ndërpre në kohën e qeverisë Nano, as më vonë, kur Berisha u rikthye për tetë vite në pushtet. Ku ka qenë Petrit Vasili tërë ato vite të shihte se ç’ndodhte nën hundën e tij? Nga cili planet ka zbritur kjo qenie që mendon se shqiptarët po largohen “me mijëra” në pesë vitet e qeverisjes se Edi Ramës dhe vetëm për shkak të tij?!

Petrit Vasili shkon edhe më tej, kur kërkon, në fillimin e mandatit të dytë të qeverisë Rama, që kryeministri aktual, i cili “humbi në mënyrë tragjike” përballë Europës, “të largohet sa më parë, si fajtori i vetëm që na la jashtë Europës, bashkë me idiotët që e rrethojnë”.

Ju jeni gazetar, por, më thoni, ju lutem, a do i besonit një njeriu të lajthitur si ky, që çdo ditë të javës, nga e hëna në të hënë, flet e shkruan në këtë mënyrë? Vasili dhe vasilër të tjerë, të cilët përfaqësojnë një pjesë të opozitës politike, janë një e keqe shumë më e madhe për këtë vend sesa qeveria që drejton vendin. Sepse, kjo qeveri, edhe nëse ka bërë e bën gabime, ka bërë edhe shumë punë të mira për këtë vend, por a mund të më thoni ju një gjë me vlerë që kanë bërë e bëjnë Petritët dhe Vasilët?

Kryeministri ka thënë se mandatin e parë do të bëhet mbjellja e reformave, ndërsa në të dytin do të ketë vjeljen e rezultateve. A jemi në një situatë kur po vijnë frytet e reformave, apo kemi një stanjacion?

Stanjacion?! Asgjë nuk më provon se vendi ynë ka mbetur në vend. Përkundrazi, ekonomia vijon të rritet pak a shumë me ritmet e parashikuara; institucionet shtetërore funksionojnë, rendi forcohet përherë e më shumë dhe, bashkë me të rritet edhe siguria e qytetarëve; përditë e më shumë shohim turistë të huaj në rrugët e Tiranës dhe anë e mbanë vendit – numri i tyre dukshëm është rritur këtë vit si asnjëherë më parë. A janë këto tipare të një stanjacioni?

Unë nuk besoj se realiteti shqiptar është ai që raportohet thuajse çdo ditë në mediat tona duke u kushtuar lajmin e parë ngjarjeve më makabre (vrasje në familje: vjehrri, vjerrra, nusja) ose në rrugë. Vrasje dhe krime të çdo lloji, nga më çnjerëzoret, ndodhin kudo, edhe në Hollandën libertine, edhe në Kanadanë apo në Suedinë sociale, edhe në Shtetet e Bashkuara, por në këto vende krimi ordiner kurrsesi nuk barazohet me shtetin, ose me dështimet e tij. Vetëm në Shqipëri shteti konsiderohet fajtor nëse burri vret gruan e vet, ose të dashurin e saj, ose nëse dikush lan hesapet me dikë tjetër në mënyrë të dhunshme.

Kurrë, në asnjë vend dhe asnjëherë, nuk ka ndodhur që reformat ekonomike e sociale të ndërmarra nga një qeveri e dhënë të gjejnë përkrahjen e të gjithë shoqërisë. Konsensusi absolut nuk ekziston dhe, për këtë arsye, çdo qeveri dhe çdo reformë ka si përkrahësit, ashtu edhe kundërshtarët e vet. Unë bëj pjesë ndër ata që i përkrahin reformat e ndërmarra nga kjo qeveri, siç kam përkrahur edhe reformat progresive të ndërmarra nga ndonjë qeveri tjetër në të kaluarën. Kjo nuk do të thotë domosdo se jam i kënaqur me ecurinë e reformave të nisura. Fjala vjen, ndërsa në fillimet e saj isha një përkrahës shumë entuziast i reformës në sistemin e arsimit të lartë, ky entuziazëm më ka rënë ndërsa shoh vonesa dhe pengesa sistemike e voluntariste në realizimin e kësaj reforme.Reformat që ndërmori qeveria e kryeministrit Rama gjatë mandatit të parë të saj nuk ishin as të parëndësishme, as të pakta. U duk se, përmes tyre, i tërë sistemi ynë ekonomik e shoqëror do të reformohej dhe unë besoj se pjesë të sistemit janë reformuar, edhe pse ende jo i tëri. Reformimi i një shoqërie (të pareformuar për vite e dekada me radhë) nuk është një punë e lehtë, edhe nëse reformat i duam të tërë. Por ne e dimë fare mirë se sa shumë reagim – dhe reaksion – kanë shkaktuar shumë nga reformat e nisura nga kjo qeveri socialiste. Reagimi kundërshtues ndaj tyre është i kuptueshëm pasi, duke synuar përmbushjen e interesave të gjera publike, shumë reforma cenojnë interesat e grupeve dhe individëve të caktuar.

Këtë pyetje ua bëj në cilësinë tuaj si një diplomat karriere: Nisja e negociatave me BE-në u shty për një vit. Si e shihni ju një vendim të tillë, si një dështim të qeverisë aktuale apo si skepticizëm të BE-së?

 Përgjigjen më të mirë një pyetjeje si kjo ia ka dhënë një ish-ministër i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, në një koment për platformën mediatike europiane EURACTIV, të cilin gazeta juaj e ribotoi pak ditë më parë nën titullin “Rama po bën për Ballkanin, atë që BE-ja s’po bën dot”. Çfarë thotë Kouchner? Ai thotë:

Së pari, edhe pse BE-ja kohët e fundit ka qënë e zënë me çështje si Brexit-i apo kriza e emigrantëve, ajo ka gjetur kohën të flasë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, çka, në vetvete, është një lajm i mirë.

Së dyti, edhe pse ministrat e BE-së përballen me probleme shumë të vështira, që kanë të bëjnë me çështjen e emigrantëve, me Brexit dhe rritjen e populizmit, ata arritën të gjenin, gjithashtu, një mënyrë për ta shmangur pengimin e mëtejshëm të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Së treti, pavarësisht skepticizmit të Francës, të Hollandës e të Danimarkës, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakort që t’i fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë pas një viti, duke autorizuar nisjen e menjëhershme të procesit analitik paranegociator.

Së katërti, rezultati përfundimtar duhet të vijë pa asnjë vonesë, për t’i hapur rrugën një perspektive reale për këto dy vende që të anëtarësohen së bashku, ndoshta në vitin 2025, siç deklaroi edhe Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker. Ky, shprehet Kouchner, është lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por është edhe një lajm shumë i mirë për Europën, që pothuajse po e përfundon integrimin e kufijve territorialë jugorë të kontinentit.

Së pesti, në Shqipëri, Komisioni Europian caktoi pesë kushte për të bërë të mundur hapjen e negociatave zyrtare dhe, tashmë, ky Komision pohon se këto kushte janë plotësuar të gjitha dhe se ka ndjekur veçanërisht me shumë vëmendje përpjekjet e Tiranës për të pastruar sistemin e drejtësisë. Për më tepër, Komisioni mendon se modeli i Shqipërisë për reformën në drejtësi mund t’u rekomandohet edhe vendeve të tjerë të rajonit.

Së fundmi, Kouchner vë në dukje se, “në shumë drejtime, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka tejkaluar pritshmëritë dhe, madje, ka arritur disa standarde që do ta udhëheqin gjatë negociatave formale.

Unë, si studiues dhe si diplomat, pajtohem tërësisht me vlerësimet e z. Kouncher. Nëse do të shtoja ndonjë gjë për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, do të thoja këtë: Në këtë stad të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në, vendimi i Komisionit Europian duhej të kish qenë kryesisht politik, jo mbështetur teknikisht në kritere standardesh. Franca dhe Hollanda ishin arësyet pse nisja e negociatave u shty për një vit, njëlloj se në rastin e refuzimit prej tyre të Kushtetutës Europiane, në vitin 2005. Unë e njoh mirë mentalitetin politik të hollandezëve. Me një diplomaci më efektive, Hollandën mund ta kishim tërhequr në krahun tonë. Dhe atëherë, Franca, si Kartagjena, do të kish rënë. Të tjerat janë teknikalizma; ato bëjnë kuptim më vonë, në procesin e negociimit.

Mendoni se vendi ynë ka bërë aq sa duhet për të nisur negociatat?

 Mendoj se ka bërë aq sa janë realisht mundësitë tona të limituara në shumë drejtime. Nëse do të kishte mundur të bënte më shumë, do të kishte bërë çfarëdo që është e mundur për të. Unë dua të besoj se asnjë qeverie shqiptare nuk i ka munguar vullneti për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave.

Ka një perceptim se vettingu po sabotohet nga të dyja palët, për të hyrë në kalendat greke. A ka shpresë së do të kemi një drejtësi të reformuar?

 Unë jam i mbushur me besim dhe me shpresë. Po, vettingu po funksionon. Kam menduar deri vonë se ai është korruptuar në proces, por rezultatet e para janë shpresëdhënëse dhe çdo instikt më thotë se reforma në drejtësi do të përparojë me sukses. Ngutja jonë për ta parë sistemin e drejtësisë tërësisht të pastruar nga korrupsioni është mëse e kuptueshme dhe e legjitimuar, sepse i tillë është dëmi që i ka shkaktuar shoqërisë sonë sistemi deri më sot i korruptuar i drejtësisë. Por kjo ngutje nuk do të thotë se reformimi i këtij sistemi është i lehtë, ose mund të kryhet sa hap e mbyll sytë. Nuk është si në shprehjen e famshme të Shekspirit, te Henri VI, ku ai vë në gojën e personazhit Dick këto fjalë: “E para gjë që duhet të bëjmë është t’i vrasim të gjithë juristët” (First thing we do, let’s kill all the lawyers). E përsëris, unë besoj se reforma në sistemin e drejtësisë shumë shpejt do të japë frytet e veta dhe kjo do shënojë një stad të ri zhvillimi për vendin tonë.

Brukseli dhe Uashingtoni kërkojnë arrestimin e peshqve të mëdhenj, por ende nuk kemi askënd në pranga. Është kjo një provë e fortë se qeveria nuk ka vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin?

 Unë nuk e shoh mungesën e “peshqve të mëdhenj” në “rrjetën” e drejtësisë si një dështim të qeverisë, pasi nuk është qeveria ajo që prangos. Makineria e sistemit të drejtësisë në këtë rast vihet dhe mbahet në lëvizje nga prokuroria dhe gjykatat dhe janë këto që e kanë penguar deri më sot arrestimin e “peshkaqenëve” dhe “peshqve të mëdhenj”.

Kur flitet për qeverinë Rama, mos ka ndonjë telkalim në kritikat ndaj opozitës aktuale?

 Qeveria Rama, sigurisht, nuk është një qeveri e përsosur. Por cila qeveri ka qenë ndonjëherë e përsosur? Ne priremi shumë lehtë të flasim për atë çfarë nuk është bërë, por nuk vëmë re, ose nuk duam të vëmë re atë që është bërë. Filistinizëm? Ndoshta. Por le të jemi realistë. Në këta 27 vite të Shqipërisë postkomuniste shqiptarët kanë njohur e provuar shumë qeveri, aq shumë sa, më të shumtët e atyre që kanë mbajtur poste ministrore nuk mbahen mend, janë harruar pa nam e pa nishan. A kemi lënë qeveri pa kritikuar? A kemi lënë kryeministër pa sharë? Në këtë kuptim, edhe mbi qeverinë aktuale dhe kreun e saj bien lloj-lloj kritikash e sharjesh, pjesa më e madhe e të cilave, për mendimin tim, janë të pamerituara. Për mua, një problem më i madh se qeveria dhe mënyra e qeverisjes prej saj është opozita dhe mënyra e të bërit politikë opozitare. Madje, shumë nga gabimet e qeverisë së sotme dhe, mund të them, një formë latente autoritarizmi e saj, e kanë burimin pikërisht në mungesën thuajse totale të një opozite solide e konstruktive, çka krijon realisht mundësi për abuzim me pushtetin prej atyre që drejtojnë institucionet shtetërore./Dita

Më të lexuarat