BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Politike

Çfarë ka ndodhur? Policia shpall në kërkim ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. Spahia akuzohet për incidentin në shkollë ‘Shejnaze Juka’. Policia e akuzon sh-deputetin për thyerjen e xhamave dhe vendosjen e zjarrit në këtë shkollë.

 Bardh Spahia ka qënë i pranishëm në Shkodër, bashkë me mbështetës të PD-së, ku kanë kërkuar largimin e KZAZ-ve nga ambjentet që janë në pronësi të Bashkisë Shkodër.

“Nuk ka pasur absolutisht qytetar tek shkolla kur ka shkuar FNSH . Sigurisht se distancohemi nga aktet e dhunës. Prezenca jonë është për të qetësuar situatën mes qytetarëve dhe policisë. Ka një situatë tejet të tensionuar dhe absurde të Policisë së shtetit, e cila po zbaton urdhrat në kundërshtim me ligjin”, – tha një natë më parë ish-deputeti Bardh Spahia.