Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë po festohet? Për PS-në dita e sotme është shumë e veçantë, Balla urim special për socialistët, mesazh edhe për 30 qershorin

Postuar: 12/06/2019 - 10:06

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 28-vjetorit të Partisë Socialiste.

Teksa e cilëson forcën politike më të besueshme, Balla nuk lë pa përmendur edhe 30 qershorin, ndonëse kjo datë është shfuqizuar nga presidenti Ilir Meta si ditë ku do të mbaheshin zgjedhjet lokale.

Komenti i plotë:

Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste? të Shqipërisë??, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 19:25

Debate të ashpra janë zhvilluar midis ish-deputetit Salianji dhe oficerëve të policisë ditën e sotme gjatë pritjes së eskortës së kryeministrit Rama në aksin nacional Korçë-Pogradec, në fshatin Grabovicë, ku protagoni

Postuar: 16/06/2019 - 19:07

Kryeministri Edi Rama, ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizua

Postuar: 16/06/2019 - 18:55

Ish-deputeti i PD për Elbasanin Edmond Spaho, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së El

Postuar: 16/06/2019 - 18:44

Gjatë takimit në Pogradec, kryeministri Edi Rama u shpreh se kryetari aktual i bashkisë Eduart Ka

Postuar: 16/06/2019 - 18:21

Kandidati për Bashkinë e Këlcyrës Hazbi Kasaj, ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta, i c

Postuar: 16/06/2019 - 18:12

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi denoncoi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në Bulqizë, ku u

Postuar: 16/06/2019 - 17:59

Prej më shumë se dy vitesh Shqipëria po reformon tërësisht sistemin e drejtësisë me asistencën e