Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë pritet të ndodhë me Saimir Tahirin? Ja kur përfundojnë afatet e hetimit për ish-ministrin

Postuar: 12/01/2019 - 23:53

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vendosë, deri në 17 janar, për fatin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nëse do ta dërgoje në gjykim apo do të vendosë pushimin e çështjes. Mësohet se grupi i prokurorëve do të mblidhet në fillim të javës për të dalë me një vendim.
 
Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorëve  vendosën ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9 të pandehur, mes te cilave edhe  Habilajt  për katër akuza. Aktualisht kanë mbetur në hetim  tre ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri i Brendshëm të cilët akuzohen se kanë qenë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike.
 
Në 12 maj 2018, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin dhjetor të vitit 2017.
 
Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.
 
Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 23:59

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “A show” në News 24 foli për zgjedhjet lokale në Shqipëri ku deklaroi se zgjedhjet janë të popullit dhe askush nuk mund t’i prekë ato.

Postuar: 24/06/2019 - 23:54

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar hapur se çfarë mesazhi i ka dërguar kreut të opoz

Postuar: 24/06/2019 - 23:39

Para dhe pas protestës së të premtes që lamë pas, në portale qarkulloi një lajm sipas të cilit am

Postuar: 24/06/2019 - 23:30

 Rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, tashmë është hapur me vendimin e Kolegjit

Postuar: 24/06/2019 - 23:10

 Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në “Opinion” se policia shqiptare është

Postuar: 24/06/2019 - 22:55

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e e pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës se rrezikon burgun, t

Postuar: 24/06/2019 - 22:53

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e bindur që kryeministri Edi