BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Dossier

CIA hedh dritë mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik, ja situata në sistemin komunist në periudhën 1951-1965

CIA hedh dritë mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me

Amerikanët kanë qenë sy e veshë ndaj Shqipërisë gjatë regjimit komunist. Në disa dokumente të deklasifikuara së fundmi nga CIA, tregohen detaje se si ndryshuan marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Fillimisht Tirana kishte mbështetjen e Moskës, por ja si ndryshoi kurs më pas dhe sytë u kthyen nga Pekini.

Viti 1951

Në mbrëmjen e 7-8 nëntorit, një mjet ajror i CIA hodhi 500.000 pamflete mbi Shqipëri. Pamfletet përfshinin përgjigjen tonë ndaj terrorit komunist duke udhëzuar shqiptarët të veprimet e pastudiuara, por që gjithsesi të mbështesnin KKSHL. Hedhja e pamfleteve ishte e rëndësishme sepse i tregon shqiptarëve mbështetjen e CIA për KKSHL dhe i siguron se nuk CIA nuk i ka braktisur. Një kontakt i tretë u arrit me skuadrën e kontrolluar nga CIA në veri të Shqipërisë në 8 Nëntor. Skuadra ka deklaruar humbjen e një agjenti i cili u kap nga armiku dhe ka kërkuar furnizimin me mjete të reja për të zëvendësuar ato të humbura në 15 tetor. Çështja e parë e një buletini të publikuar nga KKSHL e kontrolluar nga CIA do të dërgohet në Romë për të festuar Ditën Kombëtare të Shqipërisë më 28 Nëntor. Një agjent është kthyer në Greqi për shkak të mungesës së një baze të sigurt dimërore në Shqipëri pas katër muajsh operimi në Shqipëri, kohë gjatë së cilës ka vrarë shtatë trupa shqiptare të sigurisë ndërkohë që në përballje humbën një pjesëtar të skuadrës. Grupi do të rikthehet në pranverë në Shqipëri për vazhdimin e operacionit të lënë përgjysmë. Planet për festimin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor do të kulminojë me një pritje të madhe në Romë ku do të marrin pjesë anëtarë nga ambasada Amerikane dhe Britanike. Kjo pritje do të shënojë edhe publikimin e parë të buletinit të përmuajshëm shqiptar të publikuar nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Festimet e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, të kontrolluara fshehurazi nga Roma, kishin 166 të ftuar pjesëmarrës, duke përfshirë edhe 17 përfaqësues të mediave. Buletini i lajmeve shqiptare i publikuar në atë ditë për herë të parë u vlerësua goxha shumë nga përfaqësuesit e medias të pranishëm në festime. Një skuadër me tre anëtarë do të dërgohet në Shqipëri për të përcaktuar efektin e fletëpalosjeve të fundit dhe furnizimeve për grupet e tjera në terren. Skuadra do të largohet menjëherë pas sigurimit të mbledhjes së informacionit mbi efektivitetin e hedhjeve të CIA. CIA në Frankfurt raporton se Joseph W. Reidy, një oficer pjesë e stafit që organizon operacione kundër Shqipërisë, me bazë në Gjermani ka pësuar një kolaps fizik si pasojë e stërmundimit në punë. Ai duhet të marrë një pushim të gjatë dhe do të nxirret jashtë operacioneve në mënyrë përfundimtare. Detyrat e tij janë riorganizuar.

 

Viti 1961

Në Poloni, Gomulka është një njeri me një mendje të pavarur, por ai është në një marrëveshje të ndershme dhe shumë të rëndësishme me Hrushovin dhe gëzon një dominancë në punët e brendshme. Madje edhe braktisja e tanishme e liderit të Shqipërisë nuk është me dëshirën e tyre për të pohuar një shkallë të pazakontë pavarësie, por nga frika e tyre se refuzimi i politikave të Stalinit nga ana e Hrushovit dhe veçanërisht qëndrimi i tij ndaj Jugosllavisë, kërcënon pozicionet e tyre personale. Kështu, ndërsa kontrolli sovjetik i Evropës Lindore në fund ende mbështetet në fuqinë superiore, është i realizuar kryesisht nga imitim i vullnetshëm dhe nga një përgjigje automatike më shumë se sa urdhra ditore dhe udhëzime. Kursi i marrëdhënieve midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës është një faktor tjetër që mund të ketë një efekt të gjerë mbi natyrën dhe shkallën e kontrollit sovjetik në Europën Lindore. Në gjendjen aktuale të marrëdhënieve sovjetiko- kineze, shenjat e mëparshme të simpatisë për radikalizmin kinez midis elementëve partiakë në Bullgari, Gjermaninë Lindore dhe Çekosllovaki janë zhdukur. Edhe shembulli aktual i Shqipërisë nuk është se paraqet rrezik për shfaqen e ndonjë imituesi. Udhëheqësit e Europës Lindore në përgjithësi e përçmojnë Partinë Komuniste Shqiptare dhe çfarë është më e rëndësishmja, ata janë të vetëdijshëm se BRSS (Bashkimi Sovjetik) e konsideron mbështetjen e frontin kundër Kinës si çështje e disiplinës themelore. Mbrojtja e Moskës nga ana shqiptare aktualisht është në një fazë jashtëzakonisht të mprehtë. Është e rëndësishme, megjithatë, për kontributin që mund bëjë për lirimin e marrëdhënieve brenda Lëvizjes Komuniste në tërësi. Nëse kinezët qëndrojnë të fortë dhe shqiptarët qëndrojnë në pozicionin e tyre, pastaj politika e brendshme e komunizmit ndërkombëtar do të pësojë një ndryshim të mëtejshëm larg unitetit monolit dhe drejt një kompleksiteti dhe diversiteti më të madh. Mbizotërimi ideologjik i BRSS, e cila ka qenë një ingredient i rëndësishëm i fuqisë që e fiton mbi kurrizin e partive të tjera komuniste, do të zvogëlohet më shumë dhe konkurrimi për pushtet dhe autoritet do të ketë tendencë të shfaqet. Ky proces përfundimisht mund të ketë një ndikim të barabartë mbi mbizotërimin e BRSS mbi Partitë e Europës Lindore; disa prej tyre, për shembull, mund të gjejnë mundësinë për të presuar në Moskë interesat e tyre kombëtare në shkëmbim të sportit për Tiranën apo Peipingun.

18 shkurt 1965

Ka pasur disa rirregullime përmes viteve që ndoqën menjëherë revolucionin hungarez, por ky ishte një fenomen transitor që mbështetej po aq sa prirja dhe natyra e vetë partive satelit (dytësore), veçanërisht nga frika e tyre për kryengritje si një instrument aktual i fuqisë sovjetike. Por mesa duket Moska e ka harruar mësimin e marrë, për tentativat e ashpra në 1961 për të sjellë në fuqi faktorin sovjetik në Shqipëri dhe ku u përball me një dështim total dhe poshtërues.

Më në fund sovjetikët i përmbahen një metode për influencimin në Europën Lindore përmes një sërë varietetesh mjetesh ekonomike. Por nëse ato do të mësonin mësimin e tyre ato duhet të kuptojnë se përdorimi i presionit ekonomik në mënyrë frekuente e të vazhdueshme ka sjellë gjithmonë rezultate zhgënjyese. Jugosllavia, Kina komuniste dhe Shqipëria nuk kanë rënë pre e saj. Në fakt si rezultat i presionit ekonomik ato kanë ndërruar politikat e tyre duke i bërë të mbajnë qëndrime anti sovjetike. Gjithsesi sovjetikët akoma e konsiderojnë ekonominë dhe kontrollin ose tentimin e kontrollit të shteteve të tjera nëpërmjet saj, si armën më të fortë në arsenalin e përgjithshëm të saj për luftën për pushtet sa më të madh botëror. Shtetet e Europës Lindore mbështeten në më shumë se gjysmën e totalit të tyre të tregut të jashtëm nga Bashkimi Sovjetik dhe shumica e tyre e ka kuptuar se eksporti i tyre industrial ka shumë pak lidhje me Perëndimin. Shumica e këtyre vendeve po përkojnë reduktimin e kësaj varësie nga Bashkimi Sovjetik. Ato po tentojnë të përmirësojnë kualitetin dhe miksimin e eksporteve të tyre duke bërë përpjekje për të zgjeruar eksportet edhe në Perëndim dhe duke kërkuar kredi nga Perëndimi për të përmirësuar performancën e brendshme. Nuk është tashmë e pakonceptueshme që me kalimin e kohës dhe me pak fat ato mund ta reduktojnë materialisht varësinë nga Bashkimi Sovjetik dhe së paku të zhvillojnë një potencial për shkëmbim tregtar me shtete të tjera. Dy shtete ballkanike, Shqipëria dhe Jugosllavia janë në një kategori speciale të veçantë të tyren dhe janë duke ecur në një drejtim të kundërt me Bashkimin Sovjetik. Ato gjithsesi ndajnë diçka bashkë, të dyja kanë arritur pavarësinë e plotë pa hequr dorë në asnjë moment nga rregulli i sistemit një partiak komunist. Shqipëria u përjashtua nga blloku nga Bashkimi Sovjetik në 1961. Por kjo ndikoi thjesht në ndarjen e cila ishte bërë tashmë e pashmangshme që nga lëvizja e mbështetur nga sovjetikët për zbritjen nga pushteti të Enver Hoxhës. Ndryshimet në doktrinë, veçanërisht përsa i përket Stalinit dhe punës së tij, u theksua pas vitit 1956, por arsyeja kryesore për defektin e Shqipërisë ishte ajo frikë e vazhdueshme dhe në rritje dhe në të vërtetë, kryesisht e justifikuar një thithje e sovjetikëve nga një Jugosllavi më e madhe. Shqiptarët i kanë kthyer sytë nga Kina komuniste për të pasur një suport doktrinal dhe material, por gjithsesi Shqipëria ka arritur të mbajë në minimum ndërhyrjen e jashtme në doktrinë dhe kanë mundur ta mbajnë ndikimin indoktrinal të pastër dhe në udhëheqjen e vetë Partisë Komuniste. Nuk ka asnjë shenjë të një rregullimi potencial të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, përveç rastit që ka shumë pak gjasa të ndodhë, që është rrëzimi nga pushteti i liderit shqiptar Enver Hoxha ose mënyra e dytë do të ishte rishikimi i doktrinës së Bashkimit Sovjetik dhe në efekt të kësaj kapitullimi ndaj Kinës, gjë kjo që është më pak e mundshme duke e krahasuar edhe me të parën.

Sidoqoftë, ekziston një perspektivë që marrëdhëniet me Kinën mund të tensionohen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi shkallën e ndikimit të lejueshëm kinez ose përshtatshmërisë së ndihmës kineze, dhe se Shqipëria do të detyrohet pastaj të kthehet gjithnjë e më shumë në Perëndim veçanërisht nga Italia.