BREAKING NEWS

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit
x

Politike

Cila ministri i është premtuar? Mark Marku flet pas marrjes së detyrës së re në PD dhe tregon çfarë i tha Basha: E kisha të vështirë të kthehesha në listat e deputetëve!

Cila ministri i është premtuar? Mark Marku flet pas marrjes së

Ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku ka komentuar sot detyrën e re që i është besuar sot, ku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Marku deklaroi se e kishte të vështirë që të kthehej sërish në skenën politike dhe të futej në listat e PD-së për kandidatë për deputetë. Marku theksoi se ajo çka e bëri të kthente mëndje ishte situata alarmante ku ndodhet vendi.

Marku tha se nuk joshet me pushtet për atë çka u fol në media se pas zgjedhjeve i është premtuar se do të jetë ministër Arsimi.

Ishte surprizë?

Jo. Vendimi është marrë së shpejti, ka shumë kohë. Unë kam pasur ftesa vazhdimisht që të shkojë, që është e nevojshme, pasi nga strukturat kërkonin që të shkoja. Është dashur që të marr një vendim. Kam një pozicion të tillë dhe jam i përkushtuar ndaj gjësë që bëj vet. E kam menduar gjatë dhe e kam pasur të vështirë që të marr një vendim. Në kushtet e tjera s’do e merrja.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndryshoi?

Realisht nuk kam pasur aspirata që të kthehem në jetën politike, parlamentare, pasi ndihem mirë atje ku jam. Është një moment delikat për vendin, është nevojë për t’u bashkuar dhe për të fituar zgjedhjet opozita. Është nevojë që lind për shkak të rrethanave. E ka çuar vendin në limitet e fundit. Me një lider që është Edi Rama, i cili ka shfaqur shenja të rrezikshme të pushtetit. Devijim të pushtetit, duke u treguar arrogant dhe me tentativa për të zhdukur çdo vatër rezistence. Në këtë kuptim, për këtë e kam marrë vendimin. Njerëzit thonë se; ‘është privilegj që të jesh deputet’. Po është e vërtetë. Unë ndihesha shumë i gëzuar kur zgjidhja sado një problem të vogël. Kam marrë një vendim të vështirë, por duhet bërë pasi në një moment të kësaj natyre, do të duhet që dikush të marrë përgjegjësi. Të gjithë ata që mendojnë si unë, të lëvizin, pasi duhet një lëvizje e vogël.

Ishte vendim i vështirë për ju…

Ishte i vështirë, por i vendosur. I mendoj gjërat, dhe e di kur e marr vendimin.

Kishte ndikim dhe oferta konkrete. Nëse fitoni zgjedhjet do ishit Ministër Arsimi?

Unë po them se çfarë do lloj pozitive pushteti, s’më josh. Njerëzit që më njohin e dinë. E kam treguar dhe kur kam qenë deputet. S’kam bërë kompromise për pushtet. Kam treguar se jam i çinteresuar për këtë. Më intereson si angazhim që të bëjmë diçka për jetën e njerëzve. Nga pikëpamja, që dhe njerëzit do ndeshen me aktet e mia, ka më shumë besueshmëri. Njerëzit që po më dëgjojnë tani, do kenë aktet e mia që do të tregojnë se nga kjo pikëpamja s’ka qenë pushteti joshja ime. Me aktet e mia unë se kam këtë. Unë nuk e kam zgjedhur veten, e kam refuzuar. Pasi kisha idenë se nuk do përfshihesha. Kur shkova aty shkova me bindjen se nuk do të jem. Edhe atë e kam bërë si kontribut. U bë një proces i mirë, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të PD. Kryetari i opozitës më ka thënë se do të futem nga kuotat e 20 %, të ftuar nga bota akademike. Duhet vlerësuar si akt. Ka pasur lista shumë të mira PD.