BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Cili demokrat do t’i linte vendin me dëshirë aleatëve në listë?

Cili demokrat do t’i linte vendin me dëshirë aleatëve

Zhurma për listat e hapura apo të mbyllura duhet të përfundonte që me marrëveshjen e pesë qershorit e cila u votua njëqind për qind ashtu siç ishte vendosur nga Këshilli Politik me pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve. Më pas zhurma u bë vetëm për t`i dhënë përmasa dramatike një problemi që ishte plotësisht i zgjidhur. Edhe pse listat e hapura u miratuan, akuzat nuk pushuan. Pesë qershori i pranuar dhe i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës, u shoqërua me kritika të ashpra nga përfaqësuesit politikë të opozitës jashtë parlamentare, duke e paraqitur këtë fakt, si një manovër të Edi Ramës për t’i shpëtuar shkatërrimit politik. Edhe pse faktori ndërkombëtar e njeh faktin e miratimit të pandryshuar të marrëveshjes së pesë qershorit dhe vota nga Parlamenti u gjykua legjitime edhe nga deklarata më e fundit e ambasadës amerikane, përsëri boritë për shkelje të Kushtetutës, si truk i mazhorancës për të shpëtuar humbjen katastrofike në zgjedhjet e 25 prillit se kryeministri ka nisur të numërojë mbrapsht ditët që i kanë mbetur, përsëri akuzat për manovra të qëllimshme vazhdojnë. Votimi i Kodit Zgjedhor, ditën e hënë në zbatim të ndryshimeve kushtetuese, me 97 vota pro, pra me 13 vota mbi kuorumin e nevojshëm u shoqërua me deklarata anatemuese nga selitë e partive poltike të koalicionit opozitar. Është i natyrshëm ky reagim. Do ishte çudi nëse nuk do ngrihej kjo furtunë dhe nuk do derdhej ky pezëm mbi ata që votuan pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Në realitet, vota ishte përtej çdo parashikimi, shumë larg pritshmërive edhe pse deputetët e opozitës dolën nga rreshti i partive të reja opozitare dhe vepruan ndryshe nga udhëzimi i tyre. Pikërisht këta deputetë janë bërë targeti i sulmeve dhe etiketimit si tradhtarë. Po përse tradhtuan dhe cilin?! Ky votim u konsiderua legjitim dhe keqardhje pati vetëm se nuk u arrit kompromis për të gjetur zgjidhje dhe pëlqim edhe të opozitës jashtëparlamentare, e cila është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të dënueshme. Ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor në realitet i japin reformës frymëmarrje e bëjnë më kompentitive, më të plotë, konkrete, të sigurtë për ruajtjen e votës nga deformimet pasi në këtë kod të ri parashikohen ndryshme, jo vetëm për listat dhe koalicionet, po së pari administrimin e zgjedhjeve, që mbikëqyren nga një komision shtetëror dhe dy nënkomisione, duke ruajtur pavarësinë dhe fshehtësinë e votës. Ligji garanton dënimin e përpjekjeve të individëve apo forcave politike për të influencuar me blerje vote apo presione nga çdo anë të vijë. Kompozimi i Komisionit Qendror të zgjedhjeve dhe nënkomisionet do t’i japin administrimit të zgjedhjeve pavarësi tërësore. Do shmangin manipulimin e votës së qytetarëve. Do ishte ideale që mazhoranca dhe opozita të shkonin me të njëjtën platformë për t`u votuar në Kuvend dhe produkti të ishte bashkëpunimi i faktorëve politikë nga e majta në të djathtë. Po opozita këmbënguli në mos dhënien e konsensusit edhe pas shtirjes me një javë të votimit të ligjit të ri zgjedhor, me synimin e gjetjes së pikave të përbashkëta, ashtu siç do ta kërkonte çdo demokraci e përparuar. Po edhe pritja ka një kufi nuk mund të qëndrohej pa fund të ndryshimit të gjykimit të opozitës, e cila e kishte shansin të paraqiste amendamentet e veta me qëllim përmirësimin e ligjit. Duket se pas një udhëtimi të gjatë pas marrëveshjes së pesë qershorit, opozitës i duhet një çengel, ku nesër të ketë mundësinë të vari pafajësinë me zgjedhjet, që me miratimin e ligjit, ishin jo legjitime në rast se fitorja nuk i buzëqesh opozitës. Realisht zhurma më e madhe, veçanërisht nga partitë e vogla bëhet, jo për listat pasi ato realisht janë të hapura sipas kërkesave të partive politike. Në realitet, akuzat janë shtuar deri në infinit dhe mallkimet janë bërë drastike dhe lidhen me koalicionet parazgjedhore. Fakti që koalicionet do jenë bashkime të disa forcave politike në një listë unike si dhe pragu zgjedhor më një për qind, i cili i jep shansin të hyjnë në Parlament parti të sapokrijuara nëse populli i voton, shmang një varg të gjatë kandidatësh që i bashkohen vargut të pafund të partive me kryetar, pa antëarë. Janë këto parti që bëjnë sikur janë pesha të rënda me mbështetës pa fund. Ky perceptim, lindur ndër vite, ka mbajtur në këmbë partitë e vogla, të cilat shiten sa nuk janë dhe i shtojnë peshës së tyre ngarkesa, si polumbarët me plumbçe kur duan të fundosen ose ti heqin kur ngjiten në sipërfaqe të ujit. Ky oksigjen ka shtuar parazitizmin partiak, ka burokratizuar parti që e njohin shumë mirë peshën e tyre reale dhe meritojnë të mos jenë përfaqësuese në spektrin politik. Këto parti, le ta provojnë veten dhe të mos përfitojnë nga bamirësia e partive të mëdha. Legjendarët, kryetarët e tyre, të zbresin nga kali me këmbë në tokë, të kuptojnë votën e tyre reale. Shqiptarët të shpëtojnë prej tyre se boll i mbajtën mbi shpinë tridhjetë vjet. Pas zgjedhjeve është e drejta e tyre të bëjnë koalicione me atë forcë politike që u duket më e arsyeshme dhe që mbështesin për të ardhur në pushtet. Po së pari të provojnë sa u vlen lëkura. Koalicionet siç janë aktualisht të zëvendësohen me ato paszgjedhore për shmangien e fenomeneve nga të cilat Shqipëria vuan prej vitesh. Kryetarët deputetë nuk do dalin në tribuna të ligjërojnë sikur të jenë në Parlamentin e Shqipërisë me votat e partisë. Aktualisht jemi në një stad, ku partitë bëjnë llogaritë dhe shpallin fitoren edhe pse jemi shtatë muaj larg zgjedhjeve të 25 prillit. Sidoqoftë, prilli do të vijë, provimi i votës do përcaktojë fituesit dhe humbësit. Po zhurma që bëhet për listat në radhë të parë është për koalicionet. Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Edhe pse me këtë përzgjedhje nuk mungojnë lapsuset, se kanë hyrë shtatë në votim dhe kanë dalë tetë kandidatë, si në historitë e gjahtarëve, hodha shtatë e vrava tetë kur tregojnë histori nga gjuetia apo të tjera lista kanë ardhur fillimisht nga komisioni i përzgjedhjes dhe të tjerë janë votuar duhet pranuar se kjo është një risi e cila duhet vlerësuar. Tek e fundit, është guxim për tu përballur me anëtarësinë secili prej atyre që janë përzgjedhur, të mati mbështetjen nga partia e pastaj nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve. Seleksionimi dhe mos kandidimi do ketë të qefmbetje. Të pezmatuar. Të ndjerë të pavlerësuar. Të anashkaluar. Dhe nuk kanë munguar sulmet, po këto janë të natyrshme në cdco prag zgjedhjesh në të gjitha partitë politike. Nuk janë çuditur qytetarët që shumë llafazanë që u duket se udhëheqin opozitën edhe pse e kanë dredhur sa herë u ka dashur qejfi, si Lefter Maliqi, kanë bërë tellallin se janë zemra e opozitarizmit i kanë lënë jashtë, si individë që nuk meritojnë të përfaqësojnë demokratët në organin më të lartë legjislativ të Shqipërisë. Ajo që dhemb sot mes pretendentëve për t’u bërë deputet nga Partia Demokratike e cila ndihet kudo dhe dëgjohet në argumentat e demokratëve, është renditja në lista po edhe shqetësimi i spostimit për t’u krijuar hapësira individëve që u takojnë partive të koalicionit opozitar. Përjashto PD dhe LSI që janë parti që mund të fitojnë deputet nga mbështetësit e tyre, kryetarët e partive minore, bëhen vetëm se kanë bashkëjetuar me partitë e mëdha, kanë marrë vota prej tyre. Kryetarët e partive minore do mbeteshin në stolin rezervë dhe përfaqësimi në Kuvend do ishte, jo me stimulues, po bio nëse do merrnin vota. Heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk e prek demokracinë. E çliron nga barra e tepërt që i vihet përsipër nga partiçkat minore. Tani që në qarqet e vendit janë votuar kandidatët për deputet në tre e katër herë më shumë se numri i deputetëve që do ketë çdo qark dhe cili ka marrë minimum vota kundër është i preferuari dhe më afër nominimit, si do reagonte secili prej atyre në se për interes të koalicionit të stërzgjatur do spostohej për hatër të një kandidati të partisë aleate, i cili do zinte në listë vend preferencial? A do pranonte numri dy, tre apo katër i PD-së në listën e kandidatëve të një qarku të spostohej në vendin e pestë apo të gjashtë për t`i lënë renditjen kandidatit të një partie anonime? Zgjedhjet e 2017-ës treguan se kapërcimet e numrave si renditje kanë nxjerrë jashtë loje figura me peshë të Partisë Demokratike. Nëse në listën për deputet të qarkut të Vlorës nuk do ishte sakrifikuar Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe para tij të renditej si kandidat zoti Dule i PBDNJ do mbetej deputet. Ky fenomen ka ngjarë në të gjitha qarqet, ku janë sakrifikuar figura të PD-së për t`i lënë kreun e listës kandidatëve të partive minore, Nard Ndoka, Agron Duka, Dash Shehi etj. Pikërisht shmangia e këtyre artificave për t’u bërë nder koalicionistëve për t`u dukur demokratik Kuvendi dhe më e hapur partia, formula e koalicioneve post zgjedhore, heqja e koalicioneve para zgjedhjeve i jep hakun të zotit dhe nxjerrë në pension ata që tri dekada kanë mbajtur karrigen e deputetit me miell hua. Është koha që mulliri të bluajë grurin e vet dhe mullixhiu të marri racionin që i takon. Kështu të vegjlit nuk do shiten për të mëdhenjtë. Demokracia do marrë përmasa reale, do jetë demokraci e vërtetë! Heqja e koalicioneve i bën nder së pari PD-së, e shkarkon nga presionet e lë të lirë. Sot ankohet pa arsye ose për solidaritet hipokrit ndaj partive të vogla. Gladiatorët e kanë shansin ta tregojnë veten në arenën e 25 prillit. Le të fitojnë më të zotët!