BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Çmimi i hidrokarbureve, Tabaku: Ja pse qytetarët po e paguajnë naftën si frëngu pulën (Tabela)

Çmimi i hidrokarbureve, Tabaku: Ja pse qytetarët po e paguajnë

Ditën e sotme, ka reaguar deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila ka thënë se sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë çmimet e hidrokarbureve. Tabaku ka thënë se në vendin tonë, çmimi i naftës është më i shtrenjtë sesa në Greqi, Maqedoni apo Mal i Zi.

"Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë, e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera, ka ndikuar në rritjen e çmimit.

Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër. Për ta thënë më shkoqur, ne paguajmë një litër naftë thuajse sa frëngu pulën."-ka thënë Tabaku.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut: 
 

Sot, kushdo që ka një makinë, paguan më shtrenjtë se rajoni çmimin e naftës dhe merr një naftë të një cilësie të dobët. Praktikisht një makinë që do të furnizohet me 20 litra naftë, do t’i duhet të paguajë 3680 lekë nga e cila 2208 lekë (apo 60% e vlerës) i kalojnë shtetit në formë taksash apo tarifash.

Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë, e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera, ka ndikuar në rritjen e çmimit.

Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër. Për ta thënë më shkoqur, ne paguajmë një litër naftë thuajse sa frëngu pulën.

Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria nisi të ndërmerrte një tjetër koncesion për t’i dhënë kontrollin e naftës një kompanie të paracaktuar. Një koncesion që do t’i shtonte një tjetër taksë qytetarëve dhe atyre që kanë nga një makinë dhe që do t’i shtohej listës së gjatë të taksave dhe tarifave që fryjnë artificialisht çmimin e naftës; taksës doganore, akcizës, takës së qarkullimit (të rritur me 20 lekë/litër), taksës së karbonit, taksës së ngjyrosjes do t’i shtohet me gjasë edhe taksa e koncesionit të ri. Një koncesion që falë ndërhyrjes së opozitës u tërhoq përpara se të bëhej një tjetër barrë e rëndë për të ardhurat e pakta të qytetarëve.

Tanimë është e qartë se ajo çfarë parashikuam për taksat e vendosura nga një mazhorancë e papërgjegjshme po kthehet në një peshë të rëndë për qytetarët. Pasi sot ne paguajmë 110 lekë taksa në çmimin prej 184 lekësh që blejmë një litër karburant. Një peshë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve dhe uljen e konsumit për shkak të shtrenjtimit të ofertës dhe pamundësisë së të ardhurave. Kjo do të shoqërohet me mbyllje qepenash pasi biznesi do të kthehet në pamundësi.

E vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin, që mbron qytetarët nga abuzimet dhe krijimi i monopoleve private me bekimin e qeveritarëve që i zotërojnë ato. Ka ardhur koha që shqiptarët të paguajnë më pak për çmimin e një litre naftë dhe kjo mund të arrihet vetëm në sajë të politikave fiskale të qeverisë demokratike. Taksë e sheshtë dhe thjeshtim fiskal në shërbim të konsumit dhe qytetarëve.

Më të lexuarat