Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Politike

COVID-19 i merr jetën mësuesit 57-vjeçar nga Mirdita, Besa Shahini shpreh dhimbjen dhe jep mesazhin e rëndësishëm për arsimtarët e tjerë

COVID-19 i merr jetën mësuesit 57-vjeçar nga Mirdita, Besa

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar lidhur me vdekjen e mësuesit 57-vjeçar nga Mirdita, Gjon Kola. Shahini shpreh dhimbjen dhe respektin për Kolën duke e cilësuar mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite.

Postimi i Besa Shahinit

Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19.

Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite.

Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij.

Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm.

Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore.

Uroj SHËRIM TË SHPEJTË edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus.

Më të lexuarat