BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Politike

Covid-19 i mori jetën mjekut të njohur të QSUT, Gramoz Ruçi mesazh të ndjerë: U shërbeu të sëmurëve derisa kishte frymë!

Covid-19 i mori jetën mjekut të njohur të QSUT, Gramoz

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e mjekut hematolog sot tek spitali Infektiv.

Gramoz Ruçi shprehet se të gjithë karrierën doktor Arjan Pushi ua kushtoi qytetarëve dhe pacientëve, e sot humbi dhe betejën për jetën e tij.

Ruçi tha se Profesori i Universitetit të Mjekësisë, u shërbeu të sëmurëve deri sa kishte frymë dhe energji, duke mos e marrë në sy rrezikun. Ai u shpreh ngushëllimet familjes, e cila humbi njeriun e vet më të dashur.

"Me trishtim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Profesorit të Universitetit të Mjekësisë, mjekut të shquar Arjan Pushi.  Doktor Arjani, i cili ua kushtoi jetën dhe karierrën e tij qytetarëve dhe pacientëve, humbi betejën për jetën e vet, në luftë me koronavirusin Covid-19.  Ai u shërbeu të sëmurëve deri sa kishte frymë dhe energji, duke mos e marrë në sy rrezikun. I shpreh ngushëllimet familjes, e cila humbi njeriun e vet më të dashur. Mjekësia shqiptare humbi një model të spikatur përkushtimi, shërbimi e vetëmohimi. Kjo humbje duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë, se koronavirusi nuk ka ikur, rreziku prej tij  është  i madh për të gjithë qytetarët. Të gjithë duhet të mbrojmë jetën tonë, por të bëjmë kujdes edhe për jetët e njerëzve që na rrethojnë. Institucionet duhet të zbatojnë rreptësisht të gjitha protokollet e mbrojtjes, ndërsa qytetarët të ndërgjegjësohen se mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është kujdesi individual dhe respektimi rigoroz i rregullave mbrojtëse. Mbrojtja e jetëve është sot një detyrë individuale, njerëzore e kombëtare, e institucioneve, por edhe e qytetarëve,"-shkruan Ruçi.

Më të lexuarat