
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Covid-19 përplas politikën, presidenti dhe opozita sulmojnë qeverinë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja debatet

Shkruar nga Arbjona ÇIBUKU 7 Gusht 2020
Pandemia e Covid-19 ka përplasur politikën në Shqipëri, ku opozita dhe presidenti Ilir Meta kanë sulmuar qeverinë. Partia Demokratike përmes Gazment Koduzit, ka dalë në një deklaratë për shtyp nga spitali Covid-3 dhe Covid-4, ku ka denoncuar qeverinë. Sipas PD qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-19. Koduzi në deklaratën e tij thekson se qeveria dështoi në marrjen e masave për mospërhapjen e virusit në popullatë. Po ashtu ai shton se qeveria dështoi edhe në rritjen e testimeve. “Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19. Dështoi në marrjen e masave për mospërhapjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore. Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500, por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë”, tha Koduzi. PD ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë është pa strategji për të përballuar Covid-19. Po ashtu Koduzi ka shtuar se ende në spitalin Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid. “Spitali Covid 3 njësoj si Spitali Covid 4 janë pjesë e propagandës së Edi Ramës ku është i vetmi element që qeveria shqiptare ka shkëlqyer që ka qenë propaganda, por e cila ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-it, ka dështuar në sigurinë e jetës së qytetarëve, ka dështuar në ofrimin e një shërbimi shëndetësor sa më të mirë, ka dështuar në ofrimin e opsioneve për të kryer testimin e shqiptarëve për të parë nëse janë të infektuar apo jo. Qeveria shqiptare është pa strategji. E vetmja strategji që ka qeveria shqiptare është që t’ia hedhë fajin qytetarëve shqiptarë”, tha ai.
Reagon MSH
Pas denoncimit dhe sulmit të PD, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Me anë të një postimi në Facebook, ministria ka theksuar se nuk ka ndryshuar asgjë nga strategjia e përballimit të pandemisë Covid-19. MSH i është përgjigjur PD sa i takon deklaratës se, në spitalin Covid 3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, siguron edhe një herë qytetarët, se asnjë presje nuk ka ndryshuar nga strategjia jonë e përballimit të pandemisë Covid-19. Siç kemi informuar edhe më herët, Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor. Por, siç e parashikon plani ynë dhe siç e kërkon logjika Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid. Pacientët do të trajtohet, kur ky spital të hapet. Ftojmë qytetarët, dhe Partinë Demokratike, që të ndjekin komunikimet e përditshme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’u informuar”, thuhet në njoftimin e MSH.
Reagimi i presidentit
Përpos Partisë Demokratike, sa i takon pandemisë, dje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili po ashtu ka sulmuar qeverinë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht. “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, ka deklaruar presidenti Ilir Meta.
Më të lexuarat


“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment”/ Kandidoi për deputete, prek me mesazhin e ndjerë: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

PD ndez motorët e fushatës, cakton si koordinator për qarkun e Lezhës pedagogun e njohur (Emri)

Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon për shitjen e detit, asnjë pendesë për marrëveshjen e 2009
