Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Covid-19, presidenti Ilir Meta inkurajon terapinë me plazmë: Të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë

Covid-19, presidenti Ilir Meta inkurajon terapinë me plazmë: Të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e djeshme sa i takon pandemisë së Covid-19, ku ka inkurajuar terapinë me plazmë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta është shprehur se ka marrë informacione se kjo metodë është e dobishme dhe ka inkurajuar që të ecet sa më shpejt me këtë terapi. Ai ka bërë thirrje që të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë. “Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë”, ka shkruar presidenti Meta në një postim në faqen e tij në Facebook. Ndërkohë ditën e djeshme, në një intervistë televizive, mjeku hematolog, Arben Ivanaj, tha se trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, është një alternativë, por nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Ai bëri thirrje që të bashkëjetojmë me këtë virus, por duke ruajtur distancimin fizik si dhe duke mbajtur maskën, pasi ende nuk ka asnjë fakt se sa do të zgjasë ky virus. “Kjo lloj sëmundje nuk ka seleksionime. Deri para 2 muajsh thonim se kjo sëmundje prek moshën e tretë, aktualisht po prek moshën e mesme. Alternativat e trajtimit me plazmën e atyre që kanë kaluar COVID-19 është një ndër alternativat e cila ka demonstruar efikasitetin. Deri më tani ka vetëm një studim të Kinës se kjo alternative është efikase. Por nuk është menduar si trajtim alternativ dhe nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Nuk ka të dhëna nëse temperaturat e larta apo të ulëta e influencojnë COVID-19. Ajo që për momentin është thënë se me rritjen e temperaturave COVID-19 është bërë më pak agresiv, por më shumë infektues. Kjo ngelet për t’u konfirmuar”, tha mjeku hematolog, Arben Ivanaj.

Më të lexuarat