
Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

COVID-i harrohet në lokalet e jugut, ‘ndizen’ me shkuma party, shpërthen Ilir Beqaj, tregon ç’po ndodh : Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”, karshillëku i pronarëve...

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Gusht 2020

Pas publikimit të pamjeve nga zv. kryeministri Erion Braçe, ku të rinjtë shqiptarë festonin në plazh duke mos u frikësuar aspak nga COVID-i, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai kërkon ndëshkimin e merituar për bizneset, sepse karshillëku i administratorëve të lokaleve sipas tij hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve. Ish-ministri gjithashtu ka përmendur edhe emrat e disa bizneseve në jug të Shqipërisë që nuk respektojnë asnjë rregull të vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.
"Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia. Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit", ka shkruar Beqaj.
Më të lexuarat


Joe Biden u betua si President i SHBA-ve, vjen reagimi i parë nga politika shqiptare

Jozefina Topalli tregon çfarë ka ndodhur në selinë blu dhe zbulon prapaskenat e forta: Ky është një alarm i frikës, detyroi emra të rëndësishëm të largoheshin nga PD

VIDEO/ Betohet Kamala Harris, zyrtarisht gruaja e parë më ngjyrë që merr detyrën si zv. Presidente e SHBA

KQZ nuk i lejon kandidimin për deputet, habit Albin Kurti me reagimin e tij: Nuk jam …

Betimi i Joe Biden si president, ndodh e papritura me fluturimet në Washington

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Jozefina Topalli zbulon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

E ironizoi keq për memet dhe i nxori videon, Basha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës

“Është e dhimbshme”, Niko Peleshi reagon për lajmin e hidhur të vdekjes së ushtarakut shqiptar

Kryeministri Rama befasohet nga fjalët e vogëlushes në Rrogozhinë: Ti je...

Joe Biden merr sot zyrtarisht presidencën e SHBA-ve, vjen reagimi i parë nga PS-ja
