BREAKING NEWS

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si
x

Politike

“COVID nuk është një sëmundje e lehtë”, Rudina Hajdari del me deklaratën e fortë: Edi, Lulzim, Ilir jeni duke bërë politikë me vdekjen!

“COVID nuk është një sëmundje e lehtë”,

Pas fjalimit që mbajti në Kuvend ku iu bëri thirrje të gjitha forcave politike për t’u bashkuar për të luftuar koronavirus, deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Hajdari e konsideron turp politikën që po bëhet më të vdekurit nga COVID-19, apo me faktin që qeveria pretendon se ka krijuar mrekullinë me shëndetësinë.

Postimi i plotë:

Dua sot te ndalem pak te shqetesimi kryesor i te gjithe shqiptareve ne keto momente, ai i menaxhimit te situates se perhapjes se Covid ne Shqiperi.

Covid nuk eshte nje semundje e lehte dhe numri I njerezve qe po preken eshte duke u shtuar frikshem. Nuk ka tashme asnje prej nesh qe nuk njeh persona te cilet ose e kane kaluar ose po e kalojne, por ajo qe eshte me e dhimbshme dhe e ben situaten alarmante, eshte fakti qe nuk ka tashme pothuajse asnje prej nesh qe nuk njeh dike qe ka humbur jeten nga Covid.

Perdite, njerez te mire, njerez te ndershem ose jane duke vuajtur ose po humbasin jeten nga kjo semundje dhe ajo qe degjojme nga mengjesi deri ne darke ne televizion, ose edhe ketu ne parlament, eshte politika me e shemtuar qe mund te behet ndonjehere, politika me vdekjen.

Njera pale numeron kufomat ne morg dhe I valevit si flamur beteje e pala tjeter pretendon se ka krijuar mrekulline e shendetesise ne kete vend ku ne realitet spitalet jane ferri I te semureve.

Une e di qe ju te gjithe e keni humbur fare kontaktin me realitetin, se nuk keni me asnje lidhje me Shqiperine, por mos harroni se para se te jeni politikane jeni njerez.

A mund te silleni te pakten si njerez?!

Sepse ketu po flasim per jeten e njerezve, e me kete smund te behet politike.

Si mund te tentosh te fitosh kapital politik nga vdekja?

Si mund ta beni kete?

A e dini se sa stres po kalojne te gjithe ata qe jane me Covid?

Detyra jone eshte ti qetesojme, e jo t'i stresojme akoma me shume.

Detyra e atyre qe e duan vendin dhe shtetin eshte ti sherojne njerezit, e ju po I cmendni duke I rene njeri gozhdes e tjetri patkoit per disa vota. Per pushtet.

Turp!

Sot nuk eshte dita per sherre mes nesh te gjitheve, por eshte dita kur te gjitha kapacitetet qe ka vendi, ne ketu ne parlament, ata jashte, ju ne qeveri, duhet te behemi bashke.

Duhet te bashkojme njerezit, strukturat, burimet njerezore e financiare per te gjetur se bashku strategjine me te mire per te shpetuar jete njerezish.

Sepse jane jete njerezish e nuk ka asgje me te shtrenjte.

Sot ju flas si nene, ju flas si grua e jo si deputete apo politikane.

Ju bej thirrje qe te ndaloni, te beni te gjithe nje hap pas nga llogoret pa kuptim qe keni ngritur duke gjuajtur mbi njeri tjetrin e duke perdorur fatkeqesine e shqiptarit per nje grusht votash me shume.

Sot ju bej thirrje te ulemi se bashku, te krijojme nje komitet te madh me gjithe njerezit me te pergatitur te ketij vendi, jo me militante por me profesioniste nga te gjitha fushat, me eksperte te mjekesise dhe ekonomise e financave, me sociologe e psikologe, eja marrim me te miret edhe nga diaspora dhe te hartojme e zbatojme nje strategji me te mire per te shpetuar jete njerezish. Nje strategji qe te mos jete as e Rames, as e Bashes e as e Rudines por e njerezve, per njerezit.

Edi, Lulzim, Ilir, cdo dite ne Shqiperi po humbasin jete njerezish dhe ju jeni duke bere politike me vdekjen. Qe te gjithe.

Mblidhni mendjen dhe ngrihuni nje here ne nivelin qe shqiptaret presin.

Shqiptaret do e vleresojne!

Më të lexuarat