Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dështojnë tentativat e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi, KLGJ e KLP ngrihen brenda 12 shkurtit, ONM dorëzon raportet për kandidatët

Postuar: 13/01/2018 - 11:02

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në fillim të muajit shkurt. Ditën e djeshme Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dorëzuar në Kuvend raportin e vlerësimit për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në KLP dhe në këtë mënyrë nuk ka më asnjë pengesë për të ngritur organet e reja të drejtësisë. Madje, këtë gjë e ka bërë të ditur dje edhe vetë kryetarja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera përmes një statusi në rrjetet sociale. “Vëzhguesit e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar ofrojnë rekomandime për kandidatët e shoqërisë civile për vendet në Këshillin e ri të Prokurorit të Lartë. Vendimtare të ecim përpara me formimin e organeve vetëqeverisëse në gjyqësor”, shkruan Calavera. Ndërkohë që Entela Hoxhaj nga shoqëria civile është renditur e para në listën e kandidatëve.

Dështojnë tentativat e PD dhe LSI

Me lëvizjen dje të ONM, kanë rënë tentativat bllokuese të PD dhe të LSI. KLGJ dhe KLP do të kenë nga 11 anëtarë secila, ku nga 5 anëtarë i zgjedh Parlamenti. PD ka paralajmëruar kushtëzim të pjesëmarrjes në Parlament dhe mospjesëmarrje në votimin e 10 kandidatëve. Ndërsa Kryemadhi pak ditë më parë ishte e pakënaqur me kandidatët e shoqërisë civile. Mirëpo tashmë të gjitha alibitë kanë rënë, pasi edhe sikur PD e LSI të mos marrin pjesë, emrat do të zgjidhen brenda 12 shkurtit. Ndërkombëtarët në ligj kanë futur një mekanizëm zhbllokues dhe tani të dyja palët nuk e bllokojnë dot reformën në drejtësi.

Hapat që ndiqen

Pas paraqitjes së raportit nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ai i cili do të bëjë vlerësimin nga ana e tij dhe të hënën në datë 15 janar pritet që të dorëzojë pranë Komisionit të Ligjeve raportin me emrat e kandidatëve nga shoqëria civile. Ndërsa ky proces pritet që të zgjasë 29 ditë, duke marrë si referencë 15 janarin, datë kur është dorëzuar raporti. Që do të thotë se deri më 12 shkurt emrat janë zgjedhur. Po cilët janë hapat që do të ndiqen për ngritjen e KLP? Sipas informacioneve, jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e listës nga Sekretari i Përgjithshëm, komisioni i përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend krijon një nënkomision me 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga radhët e shumicës parlamentare dhe 2 nga radhët e pakicës parlamentare, për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve. Më pas kryetari i nënkomisionit thërret mbledhjen e nënkomisionit ditën e nesërme të punës pas ditës së krijimit të tij, ndërkohë që pjesëmarrja në mbledhjet e nënkomisionit është e detyrueshme. Sipas informacioneve, mbledhjet zhvillohen kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve, ku nënkomisioni zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me short nga lista e parashikuar. Ndërsa më pas nënkomisioni përzgjedh kandidatin për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor përmes një procedure votimi të hapur ku votohet me radhë për të gjithë kandidatët sipas rendit alfabetik. Ndërkohë që jo më vonë se 3 ditë nga krijimi i tij, nënkomisioni përmbledh në një listë 2 kandidatët e përzgjedhur nga avokatia, 2 kandidatët nga radhët e pedagogëve dhe kandidatin nga shoqëria civile dhe ia dërgon atë Kryetarit të Kuvendit, ku brenda 10 ditëve, Parlamenti miraton listën e kandidatëve me dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Emrat i shkojnë seancës plenare dhe nëse aty nuk ka votim me shumicë të cilësuar, hartohet një tjetër listë dhe nëse deri në raundin e tretë nuk ka konsensus, lista quhet e miratuar. Pra kjo do të thotë se PD dhe LSI nuk e bllokojnë dot më reformën. 

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 14:39

Partia Demokratike me anë të këshilltarit ligjor, Gazmend Bardhit ka sulmuar sërish Kryeprokuroren Arta Marku.

Postuar: 23/09/2018 - 14:22

Përmes një postimi në facebook, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka reaguar kundë

Postuar: 23/09/2018 - 12:58

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një tjetër mashtrim të kryetarit të Bas

Postuar: 23/09/2018 - 11:42

Përmes një daljeje publike nga selia e PD-së, deputetja Izmira Ulqinaku ka denoncuar sot dhënien

Postuar: 23/09/2018 - 10:25

Autoritetet shqiptare kanë nisur lëvizjet për goditjen në nivel të lartë.

Postuar: 23/09/2018 - 10:20

Gjyqtarët dhe prokurorët në vend prej dy vitesh janë jashtë kontrollit.