Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dështon formula e Nikollës për pranimet në universitete, qindra maturantë me mesatare të lartë s’shpallen fitues, ja si po favorizohen privatët

Postuar: 07/09/2016 - 08:25

Një ditë pas publikimit të listës së parë të pranimeve në universitete është zbuluar një skandal me formulën Ministrinë e Arsimit. MAS ka krijuar një situatë të rëndë kaotike, ndërsa i ka futur maturantët që pretendojnë të kalojnë në stadin universitar të studimeve në pasiguri të plotë. Të hënën u publikua lista e parë me emrat e fituesve që u lind e drejta e studimit në universitete, ndërsa shumë maturantë të tjerë me mesatare mbi 9 nuk janë pjesë fituesve. Kjo situatë është krijuar për shkak të heqjes së maturës dhe futjes së mesatares, në bazë të ligjit të ri për arsimin e lartë. Ajo që ka ndodhur është se një maturant mund të jetë shpallur fitues në 10 degë, duke bërë që maturantë të tjerë të mbeten jashtë listave për pranimet në universitet. Situata kaotike është krijuar që kur studentët plotësuan formularët me 10 degët që ata preferonin të studionin. Këtë vit pranimi në universitet u bë në bazë të mesatares, ndërsa janë vetë universitet që vendosin mbi kuotat e pranimeve të studentëve në degë të caktuara. Për këtë arsye ditë e fundit qindra maturantë janë ankuar se edhe pse kanë pasur mesatare shumë të lartë dhe kanë dalë shkëlqyeshëm në provime, sërish nuk kanë mundur të shpallen dot fitues. Ndonëse futja e mesatares u trumbetua me të madhe nga Lindita Nikolla si një formë që do pranonte vetëm studentë cilësorë, duket se kjo po sjell kaos në universitete. Tani do priten listat e tjera përfundimtare, ku sërish vetëm një pjesë e vogël e maturantëve do mund të përfitojnë. Nga ky skandal do përfitojnë sigurisht universitetet private. Që kur nisi reforma në arsimin e lartë u bë për hir të tyre dhe tani të gjithë nxënësit që nuk do mund të fitojnë do shkojnë atje. Duke qenë se një pjesë e madhe e të penalizuarve kanë mesatare mbi 9, shumë prej tyre nuk do e humbasin mundësinë të rrinë pa shkollë dhe rruga e vetme është privati, i cili pritet që të pranojë pa masë studentë.

Reagimi i opozitës

Pas reagimeve të shumta edhe në rrjetet sociale, reagoi edhe Partia Demokratike nëpërmjet Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma. Ajo tha se kreu i qeverisë, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë prodhuar një skandal duke skualifikuar maturantët me mesatare të lartë. “Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete. Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta. Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit”, theksoi Duma. Ajo akuzoi qeverinë se nuk orientoi maturantët në procesin e aplikimit për studimet në universitete. “Maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale, të degëve që donin të vazhdonin, para plotësimit të formularit. Nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës, në llogaritjen e mesatares sipas profileve. Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin. Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë. Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po i bëjnë”, u shpreh Duma, ndërsa akuzoi Ramën dhe Nikollën se e gjitha është bërë për të favorizuar universitet private. “Qeveria i lau duart, duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, por gishti i maturantëve është drejtuar sot tek Edi Rama dhe Lindita Nikolla. Sepse ata i tradhtuan duke i ndryshuar rregullat në prag të përfundimit të maturës. Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private”, deklaroi Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun.

Erneta Shevroja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr