BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk është humbje për Bashën. Marrëveshja është rikthim në realitet, ka anë pozitive

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me rënien dakord për reformën zgjedhore. Përmes dy postimeve në “Twitter”, Rama tha se marrëveshja nuk ishte një humbje për Lulzim Bashën.

Kreu i qeverisë e cilësoi marrëveshjen një rikthim në realitet, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

“Padyshim që s'jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete, pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet”.

“Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s'kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike”, shkroi kryeministri Rama në “Twitter”.

Më të lexuarat