
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Dalin në shesh të betejës kundër PD zyrtare “ujkonjat” e Berishës, Gjekmarkaj lëshon kushtrimin nga kulla e Saliut për të ekzekutuar politikisht Lulzim Bashën, ja kush janë deputetët “satelitë” të “Foltores”

Shkruar nga Rigels Seliman 7 Qershor 2023

Disfatë që mori në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe kurthi që i ngriti Ilir Meta me kontrollin e këshillave bashkiakë, duket se ka tronditur ish-kryeministrin Sali Berisha. Sot që flasim Berisha është në rrugë të madhe dhe pa parti, realitet ky që nuk po kapërdihet dot nga ai. Për këtë arsye, kreu i “Foltores” , po luan kartat e fundit për të kapur PD-në, duke përdorur deputetët satelitë të tij brenda Partisë Demorkatike zyrtare. Gazeta “SOT” prej disa ditësh e ka paralajmëruar se deputetë demokratë që luajnë me dy porta, po përdoren nga Berisha për të sabotuar ritmin e Lulzim Bashës në krye të PD. Dhe duket se ky konstatim po tregohet çdo ditë, teksa deputetët “ujkonja” të Berishës, janë hedhur në veprim për të çuar përpara planin e “non gratës”. Janë disa deputete që po bëjnë lojë të pistë, sikundër është Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, etj. Por më i ashpër po tregohet Gjekmarkaj, i cili ditën e djeshme lëshoi kushtrimin nga kulla e Berishës për të “ekzekutuar” politikisht Lulzim Bashën. Zoti Gjekmarkaj është sot deputet dhe nënkryetari i Kuvendit falë zemërgjerësisë së Bashës, por si mosmirënjohës, i pabesë dhe bukëshkalë që është ai, po bën edhe lojën e Berishës, edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili e mban edhe me bukë (thuhet se ai ha e pi në restorantet e njerëzve të kryeministrit), pazare që kohë më parë ja përmendi edhe ish-deputeti Astrit Patozi. Si duket rikthimi i Bashës i ka terrorizuar, andaj dhe Gjekmarkaj po përpiqet me mish e me shpirt të bllokojë Bashën për t’u rikthyer në krye të PD. Gjekmarkaj që e mban veten si një Faik Konica i dytë, do të mbahet mënd si një analist i dështuar. Ai ka probleme dhe me Sintaksën edhe me Gramatikën, defekte këto që nuk e përshtatin me një korifeu si Konica. Ai nuk shkëlqeu si gazetar dhe të njëjtën gjë po bën edhe në politikë. Por këto cene personale nuk i hyjnë atij në sy, pasi të vetmit që i dhimbsen janë Rama dhe Berisha. Madje këtë të fundit dje ai e ka marrë në mbrojtje fuqishëm, ndërsa është shprehur kundër Bashës.
Gjekmarkaj thirrje Bardhit dhe Tabakut: Ndaloni Bashën të marrë vulën e PD
Më konkretisht, deputeti “satelit” i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj u është drejtuar dje me një thirrje deputetëve Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, duke i kërkuar që të ndalojnë Lulzim Bashën të marrë vulën e PD. “Në paarsyen e përgjithshme që ka shpërthyer si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo dëshirë për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti më elementar. Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulën e PD-së. Njerëzit me 14 Maj i thanë s’ke punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’bëri me to? Atë qe dini, një vrimë në ujë. Po kaq grupi i mbetur duhet ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresën që vdes e fundit se ai do të tërhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen. Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundësi e kufizuar si përgjegjës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes së mundurës dhe të pamundurës. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është gënjeshtra më e madhe që ofrohet në pjatë”, tha ai. Gjekmarkaj deklaroi se nuk mund të bëhen zgjedhje vetëm në kompjuter me lista të “vdekura”. “Partia e “Vulës” nuk ka më anëtar por ka forume emërmëdha që vazhdojnë e thirren kolegj kryetaresh, kryesi më the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetëm me Bashën. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilët kanë një mbështetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”. Ndaj duke parë maskaradën një funksionale i bëj thirrje Bardhit, Tabakut si koleg e qytetar të bëjnë gjithçka për të penguar pa u komplekësuar aspak, përvetësimin e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje për ambicie personale. Mund të dështoni në të dy anët, por fitoni shumë. Nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen zgjedhje vetëm në kompjuter me lista të “vdekura”!”, nënvizoi Gjekmarkaj.
Korreshi: Berisha- Basha- Alibeaj nuk na sjellin dot në pushtet
Ndërkohë edhe deputeti tjetër demokrat, Saimir Korreshi, i cili njihte si “satelit” i Sali Berishës, ka dalë kundër Bashës, ndërsa ka deklaruar se PD ka nevojë për një lider tëri. Në një intervistë televizive dje, Korreshi tha se Basha, Berisha dhe Alibeaj i patën të gjitha mundësitë për të sjellë PD në pushtet por nuk ja arritën, ndaj kërkon prej tyre që të rrinë deputetë të thjeshtë.“Lulzim Basha, Berisha dhe Alibeaj nuk mund të kandidojnë më për të drejtuar partinë. Ata kanë pasur të gjitha mundësinë për të drejtuar PD, për ta çuar PD në fitore nuk ja arritëm. PD duhet të hapet. Brenda grupit parlamentar por jo vetëm ka elementë shumë të mirë. Duhet të hapin krahun dhe nuk është gjë e keqe të jesh vetëm deputet. PD ka nevojë të kalojë përtej çdo njërit nga ne”, tha Korreshi. Deputeti demokrat tha më tej, se dy grupimet që janë krijuar brenda PD-së duhet të mblidhen dhe të bëjnë një analizë të thelluar për situatën në të cilën ndodhen. “Asnjë nuk i është dorëzuar Berishës. Ne kemi kërkuar bashkim të demokratëve që duhet të vijë përmes një procesi gjithëpërfshirës. Grupi parlamentar është i vetmi institucion që është zgjedhur me votat e demokratëve në zgjedhjet e 2021 që ishim të gjithë bashkë. Mendoj që hapi i parë kryesor është bashkimi i demokratëve. Ne nuk mund të fillojmë një proces pa kuptuar nëse do të bashkohet PD apo jo. Nuk mund të bëjmë një analizë të cunguar. Ne duhet të mblidhemi të dyja grupimet e PD për të parë realitetin se çfarë ka ndodhur. Përveç makinës hajdute të PS ka qenë edhe ndarja një arsye e humbjes. PD kur hyn e përçarë ose me dy kandidat del gjithmonë humbëse”, nënvizoi Korreshi.
Patozi-Gjekmarkajt: Në 2017-ën i qaheshe Edi Ramës për Lulzim Bashën
Kujtojmë se pak kohë më parë ka ndodhur një debat me tone të ashpra në një studio televizive midis Astrit Patozit dhe Agron Gjekmarkaj, ku të dy nuk i kanë kursyer akuzat dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit. Fillimisht ka qenë Patozi ai që ka akuzuar kandidatin e PD se në vitin 2017 i dërgonte mesazhe kryeministrit Rama, ku i ankohej për Lulzim Bashën, ndërsa më pas Gjekmarkaj i është drejtuar me terma fyes Patozit.
Astrit Patozi: Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës
Agron Gjekmarkaj: Po sillesh si ordiner. Mua mos ma ço gishtin fare se s’të llogaris fare si burrë. Mos shpif! Unë nuk e kam për turp për marrëdhëniet me Edi Ramën, kam pirë edhe verë pas emisionit. Mos mu hiq mua si garip. Ti ke qenë gjithë jetën mediokër.
Më të lexuarat


“Jemi praktikisht në diktaturë”/ Ligji i ri për komisionet hetimore, ironizon Paloka: Rama është i paprekshëm, drejtësia nuk e heton

Publikohen emrat, ja kush janë 5 deputetët e Rithemelimit që nuk firmosën për të çuar në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët

Kaosi i shkaktuar në në Kuvend, mazhoranca kërkon të merret masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës

Djali i Belerit zbulon arsyen kryesore pse i mbështet Greqia

Mosbindje civile? Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend

BIRN: Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Marrëveshja për emigrantët mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë”, Meloni i del krahë homologut të saj: PD i ra në qafë Ramës së gjorë

“Protokolli shkel Kushtetutën”/ Zbardhet kërkesa e opozitës për Gjykatën Kushtetuese ndaj marrëveshjes për emigrantët (Dokumenti)

“Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë”, Karamuço bën paralajmërimin e fortë ndaj hetimeve të SPAK-ut për ish-kryeministrin: Policia dhe BKH zbarkojnë te rruga ku jeton Berisha

“Korrupsioni, pengesa më e madhe”/ Basha takon kongresmenin amerikan Brian Babin: Pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për Shqipërinë
