BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

Damian Gjiknuri në tryezë me PD? Lulzim Basha ndryshon qëndrim, vjen përgjigjja e kryetari të opozitës

Damian Gjiknuri në tryezë me PD? Lulzim Basha ndryshon qëndrim,

Pas takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati me aleatët e tij, ka reaguar në një prononcim për mediat për vendimet që ka marrë opozita.

"Sot, opozita e bashkuar përsërit qendrimin për gatishmërinë tonë për Reformën Zgjedhore për të garantuar mekanizmin. Mandatojmë Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin", u shpreh Basha.

Teksa u pyet nga gazetarët se a do të ulet Lulzim Basha në një tryezë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzuar prej gati 2 vitesh se është përfshirë në krim zgjedhor, kryedemokrati duket se ka ndryshuar qendrim. Basha tha se opozita i ka caktuar dy përfaqësuesit e saj, dhe se nuk i intereson kë zgjedh Partia Socialiste.  “Ne kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. S’më intereson kë zgjedh PS”.-tha ai.