Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Danushi: Çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet nga politika

Danushi: Çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet
Kryetari i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve, "Pronësi me Drejtësi", Rrapo Danushi, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se çështja e pronësisë është e pashpresë nëse pritet të zgjidhet nga politika. “Prona do zgjidhet, por jo nga politika. Pronat janë vjedhur nga pushtetarët. Saliu në ’97 dhe në 2005 kur linte pushtetin, gjithmonë premtonte për pronën. Unë nuk pres nga këta se do zgjidhin pronësinë. Populli italian ka një shprehje: Njeriu i gjatë nuk është i zgjuar.
 
Si Berisha dhe Rama janë të gjatë, por jo të zgjuar. Nëse vendosen përpara interesat politike, atëherë kjo çështje nuk do zgjidhet. Komisioni që u ngrit për pronën, ku kryetarë ishin Sabri Godo dhe Arben Imami, nuk kishte vullnetin për të zgjidhur këtë çështje”, u shpreh Danushi. Ai i quan demagoge të dyja partitë më të mëdha politike në vend, duke u shprehur se çështja e pronësisë është bërë akoma më e ndërlikuar. “Dy partitë janë neokomuniste. Të dyja bëjnë demagogji për pronën. Në mes na del edhe një ago, që është kreu i PR. Brenda këtij muaji i kemi dërguar 54 personaliteteve botërore shqetësimet tona për pronën.
 
Kemi marrë përgjigje të ashpër nga KiE. Ne zhveshëm lakuriq regjimin e partive. Ne në 2009 e kemi mbështetur me votë PR. Por, PR bëri aleancë me PD, e drodhi. Ligji për tokën u bë më keq seç ishte. Projektligjin për pronat e kemi bërë ne. Pas vdekjes, PR do bëjë aleancë me Shoqatën tonë. Fshatarit t’i jepet toka e shtetit për ta punuar jo e pronarit sepse do vijë koha që pronari do kërkojë rentën e tokës për 20 vite. Në Shqipëri vazhdon neokomunizmi”, u shpreh Danushi.