Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“DASH e ka vlerësuar pozitivisht”, kryeministri Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“DASH e ka vlerësuar pozitivisht”, kryeministri Rama jep lajmin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale. E-Albania është vlerësuar botërisht nga një raport i  OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shteti, të cilat e kanë pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë lajm nga bota për Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë

e-Albania vlerësohet botërisht si model suksesi! Raporti i OECD, OKB dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë veçuar pozitivisht qeverisjen digjitale të Shqipërisë, e cila në këtë fushë ka lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plot 2,5 milionë aplikime online të bëra nga 1,1 milionë qytetarë dhe biznese nga 1 janari, deri tani.

Nga këto, 1,7 milionë aplikime kanë marrë përgjigje automatike online me vulë digjitale të shkarkuar nga e-Albania.

KEMI SHMANGUR 2.5 MILIONË VAJTJE-ARDHJE NËPËR ZYRA SHËRBIMESH!

Si mund të thuhet që nuk është lehtësuar qytetari nga pesha e burokracisë dhe gjërat qenkan njësoj?! Patjetër ka ende shumë për të bërë, POR E PARA REVOLUCIONI I SHËRBIMEVE VAZHDON dhe E DYTA në statistikën e mësipërme nuk jane përfshirë plot 3 milionë lejet e daljeve që e mundësuan menaxhimin shembullor të gjendjes së jashtëzakonshme të karantinës.

#RevolucioniDigjital nuk është më një ëndërr por një projekt në jetësim të vazhdueshëm, për ta futur shtetin në xhepin e qytetarëve dhe larguar që aty përgjithnjë duart e zyrtarucëve të padenjë!”, shkruan Rama.

Më të lexuarat