BREAKING NEWS

Basha bën lëvizjen e papritur, rikthen në Partinë Demokratike ish-ministrin dhe i jep postin e rëndësishëm

Basha bën lëvizjen e papritur, rikthen në Partinë
x

Politike

DASH e shpalli Dvoranin ‘kampion i ANTIKORRUPSIONIT’, Erjon Veliaj: Nga keqqeverisja humbi një vëlla në Gërdec, u prodhuan filma për Shkëlzen Berishën por ai nuk...

DASH e shpalli Dvoranin ‘kampion i ANTIKORRUPSIONIT’, Erjon Veliaj:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka komentuar lajmin për vlerësimin nga DASH të gjyqtarit Ardian Dvorani.

Veliaj thekson se Dvorani u godit vazhdimisht politikisht.

Ai tha se ai humbi edhe një vëlla në Gërdec.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë zotin Dvorani dhe tek reforma në drejtësi jam pak profan dhe nuk di shumë detaje. Duke njohur Metën e Berishën, mund të them se për një njeri që u godit, u shpagua. Berisha e Meta e kthyen në tabelë qitje. Ky gjyqtar humbi vëllanë në Gërdec. SHBA vërtetë flasin në fund, por kur flasin, flasin drejt.

Personazhe si gjyqtari Dvorani është një njeri që është vlerësuar shumë, kundër atyre që mbrohen nga politika. Për Bashkinë e Tiranës, reforma në drejtësi është përkthyer në fitore në gjyqet që kemi fituar. Humbi një të afërm në Gërdec, Hollivudi prodhoi filma për djalin e kryeministrit dhe prapë nuk shkoi askush për gjykim. Presidenca flet me papjekuri. Qartësi dikush ka humbur rehatinë aty, më duket humbje busulle. Plot 90 për qind e njerëzve kanë mbështetur reformën në drejtësi dhe kjo është vërtetë shumë”, u shpreh Veliaj për News24.

Më të lexuarat