Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

DASH “shuplakë” klanit opozitar, e dërguara e Trump rrëzon vetingun në politikë dhe kërkon ngritjen e SPAK, fundos Metën e Berishën për kufijtë

Postuar: 21/09/2018 - 10:30

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë dje një goditje të fortë opozitës sa i takon vetingut në politikë. Ndonëse Basha dhe Kryemadhi shpresonin që ndërkombëtarët do përkrahnin idenë për të pastruar Parlamentin nga të inkriminuarit, për amerikanët fokusi kryesor duhet të jetë ngritja me urgjencë e SPAK dhe e Byrosë së Hetimit. Dje ka folur për këtë çështje Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard, e cila i ka dërguar një mesazh të qartë dyshes Basha-Kryemadhi. Në një intervistë televizive, ajo tha hapur se do jetë reforma në drejtësi që do skanojë politikanët dhe për këtë arsye politika duhet të punojë për ngritjen e saj. “Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme (SPAK dhe BKH), mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment”, tha ajo. E dërguara e Trump në Tiranë qëndroi 3 ditë në vendin tonë, ku pati takime me shumë zyrtarë. Ajo deklaroi se ka kërkuar informacione të qarta për ngritjen e organeve antikorrupsion, pasi sipas saj, aty duhet të fokusohet e gjithë reforma në drejtësi. “Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifikuar disa institucione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme”, tha ajo. Pas Donald Lu, tani është qeveri amerikane që rrëzon opozitën. Gazeta e tha se qëllimi i tyre është shmangia e SPAK, por si duket Uashingtoni nuk do e lejojë diçka të tillë.

Zyrtarja e DASH rrëzon Metën e Berishën

Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard, gjatë një interviste për “News 24”, ka rrëzuar dhe pretendimet e dyshes Meta-Berisha sa i takon kufirit Kosovë-Serbi. Presidenti dhe ish-kryeministri janë ndër më të flaktit kundër këtij projekti, por zyrtarja e DASH e ka bërë të qartë se SHBA mbështet çdo pakt, duke u dhënë një goditje të fortë dhe duke treguar se ata po sfidojnë Amerikën. “Ne mendojmë se marrëdhënia midis Kosovës dhe Serbisë është duke u normalizuar; ajo marrëdhënie është thelbësore për të gjithë rajonin. Ju e keni dëgjuar së fundmi, mendoj, Këshilltarin tonë për Sigurinë Kombëtare, Ambasadorin Bolton teksa është shprehur për këtë çështje të rëndësishme dhe ajo është në të vërtetë politika jonë. Mendoj se në këtë moment, udhëheqësit e këtyre dy vendeve po tregojnë se kanë nismë, po tregojnë se kanë imagjinatë, prandaj le të shohim se çfarë do të arrijnë dhe ne do ta shqyrtojmë, por mendoj se ne kemi shpresë se kjo do të jetë diçka e mirë për të gjithë rajonin”, tha ajo.

Trafiku i drogës

Zyrtarja e DASH foli dhe për trafikun e drogës. Ajo deklaroi se në çdo vend është ky problem.

“Ju e dini që trafiku i drogës është një problem në shumë vende dhe diçka shumë shqetësuese. Sigurisht, shpesh ai lidhet me korrupsionin, gjë e cila e bën shumë të vështirë për t’u zgjidhur. Sigurisht, ky është një prioritet si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë në punën tonë të përbashkët si partnerë dhe aleatë, dhe sigurisht që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, sidomos në dënimin e trafikantëve kryesorë dhe njerëzve që mundësojnë trafikun. Kjo është një punë vërtet shumë e rëndësishme dhe diçka në të cilën, nëse shihet përparim, do të jetë me përfitim për të gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 13:41

 

Përmes deputetit Luçiano Boçi, Partia Demokratike pyeti serish publikisht socialistin Taulant Balla se çfarë e lidh me të shumëpërfolurin Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik droge.

Postuar: 18/10/2018 - 13:16

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për të cilin thotë se ësht

Postuar: 18/10/2018 - 12:07

Në fjalën e tij në parlament lidhur me bastet sportive kryeministri Rama  u ndal edhe te ata

Postuar: 18/10/2018 - 11:54

Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga u fotografua duke drekuar me ish-kre

Postuar: 18/10/2018 - 11:53

Kryeministri Rama i është përgjigjur paraardhësit të tij, Sali Berisha për çështjen e b

Postuar: 18/10/2018 - 11:45

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në Kuvend ka folur edhe një herë për mbylljen e kazinove e