BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

DASH zbardh objektin e punës së SPAK, në sitë pushtetarë, gjyqtarë, zyrtarë administrate e biznesmenë të lidhur me politikën

DASH zbardh objektin e punës së SPAK, në sitë

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duket se nuk do të tolerojë askënd. Në qershor pritet që të hidhen themelet e këtij institucioni dhe sinjalet e ditëve të fundit janë se do kalojnë në sitë shumë personazhe të rëndësishëm. Dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për të drejtat e njeriut, ku ngrihej shqetësimi për nivelin e korrupsionit. Por përmes këtij raporti, amerikanët kanë treguar qartë se çfarë duan ata nga SPAK dhe BKH. Theksin ata e kanë vënë te 4 kategori: Te politikanët, te gjyqtarët, te zyrtarët dhe te biznesmenët e fuqishëm të lidhur me politikën. Mesazhi i amerikanëve ishte i qartë, duke kërkuar që këto 4 kategori të skanohen me ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Hetimore. Kjo do të thotë se sapo këto institucione të jenë gati, të kemin reprezalje në nivele të larta. Sipas ligjet, SPAK mund të hetojë nga presidenti e kryeministri, deri të zyrtarët më te thjeshtë. Por amerikanët kërkojnë që të parët të jenë politikanët, pra ministra, deputetë e kryetarë bashkie, më pas të hetohen prokurorë e gjyqtarë, ndërsa imunë nuk duhet të jenë dhe biznesmenët që bashkëpunojnë me politikën, apo dhe drejtorë administrate. Ashtu siç gazeta e raportoi një ditë më parë, në Tiranë ka mbërritur një grup me 5 ekspertë të DASH, të cilët po zhvillojnë takime me të gjithë anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë. Mesazhi i tyre ka qenë që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet dhe SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë financiare e teknike. Po ashtu pritet që shumë shpejt të vijnë dhe ekspert të FBI që do të asistojnë në goditjen e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Raporti i DASH

Në raportin e amerikanëve, thuhet se politika po bën shumë presion ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas tyre, kjo ka bërë që shumë zyrtarë të mos hetohen. “Megjithëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, korrupsioni dhe burimet e kufizuara parandalojnë pavarësinë dhe efikasitetin e tij. Seancat gjyqësore shpesh nuk janë të hapura për publikun dhe rojet e gjykatave nuk lejojnë vëzhgues të marrin pjesë, por telefonojnë te gjykatësit për të kërkuar leje për persona të veçantë në gjyqe të veçanta. Disa agjenci shtetërore nuk i japin rëndësi vendimeve të gjykatave. Qeveria po zbaton një proces vetingu të monitoruar nga ndërkombëtarë për largimin e atyre me pasuri të pajustifikuar dhe ata që kanë lidhje me krimin Deri në gusht 44 për qind e gjykatëse e prokurorëve dështuan në veting dhe janë larguar. Si rezultat i kësaj në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur vetëm 2 gjykatës; të tjerët janë shkarkuar gjatë vetingut ose janë dorëhequr para tij, dhe organi ka mbetur pa numrin e nevojshëm minimal”, thuhet në raport. Në raport përmendet dhe ngërçi i krijuar në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë, ku shihet me shqetësim mungesa e gjyqtarëve. “Deri në gusht, 15 nga 19 vendet e Gjykatës së Lartë ishin po ashtu vakante deh gjykata ka shumë çështje të akumuluara. Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese kërcënon pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”, thuhet në raport. Pra, amerikanët po dëshmojnë se janë shumë të informuar mbi zhvillimet në vendin tonë dhe sapo të nisë punën SPAK, janë ata që do udhëheqin luftën ndaj korrupsionit.

Kliti Topalli

Më të lexuarat